Në listën e gjërave pozitive të 2020 zë vend padyshim fama e çmendur e Among Us. Loja kishte kohë që ekzistonte por vetëm muajt e fundit u bë sensacion duke u shkarkuar më shumë se çdo lojë tjetër mobile gjatë këtij viti.
Zhvilluesi i saj InnerSloth ka publikuar në profilin e ri në Twitter të lojës, një hartë të re e cila do të vijë muajin tjetër. Ajo ngjason me një kabinë pilotimi, disa ekrane dhe më e rëndësishmja dritare ventilimi për t’u përdorur nga mashtruesit.
? Welcome to the official Among Us Twitter ?
Get all the news, peeks, and fun shenanigans here and become a part of the crew.
Here’s a special look at the NEW Among Us map! (For your eyes only!!) (Don’t show the impostors!!) pic.twitter.com/FrCkK7ZcnI
— Among Us (@AmongUsGame) November 18, 2020
Më shumë informacione pritet të ndahet me publikun më 10 dhjetor gjatë Game Awards 2020.
Kujtojmë se Among Us është nominuar për “Best Multiplayer” dhe “Best Mobile Game“.