Apple ka lajmëruar eventin “One More Thing” (edhe diçka tjetër) për datën 10 nëntor, ku duket se do të konkludojë vitin me prezantimin e Mac-ëve të rinj me proçesorët e vetë kompanisë bazuar në ARM.
Kompania deklaroi planet e veta për të ndaluar së përdoruri proçesorët e Intel që në WWDC në qershor. Në vend të tyre do të prodhojë Apple Silicon CPU, ata do të sjellin konsum më të mirë të energjisë e shumë të tjera.
Për momentin përflitet vetëm për një MacBook, por ambicia e kompanisë është të sjellë një linjë të tërë produktesh nga laptopët deri tek desktopët.
Bashkë me Mac-ët e rinj pritet edhe lançimi i macOS 11 Big Sur.
Shenjo kalendarin!