Homazhet dhe paroditë e personazheve të stilit Pixar të krijuara nga Bing AI i Microsoft kanë tërhequr vëmendjen e këshilltarëve ligjor të kompanisë Walt Disney. Shqetësimi buron nga një tendencë e fundit në rrjetet sociale në të cilën njerëzit krijojnë imazhe të kafshëve shtëpiake në stilin “Pixar” përmes inteligjencës artificiale.
Megjithatë, problemi nuk ishte vetë vepra e artit, por gjenerimi nga Bing i një logoje që zotërohet nga Disney-Pixar. Financial Times raportoi se Disney i kërkoi Microsoft të parandalonte përdoruesit e AI që të shkelnin të drejtat e rezervuara nga kompania. Si përgjigje, gjigandi i teknologjisë bllokoi vendosjen e termit “Disney” në gjeneruesin e imazheve, i cili mundësohet nga teknologjia DALL-E 3.
Pas bërjes së disa ndryshimeve, Microsoft e ka lejuar përdorimin e këtij termi. Sipas raportit të FT, imazhet e krijuara nga AI i Microsoft-it ende po krijojnë një version të ngatërruar të logos së Disney-Pixar dhe mbetet e paqartë nëse ky version i ri ka adresuar në mënyrë adekuate shqetësimet e Disney.
Më shqetësuese për Disney-n është krijimi i memeve “Offensive AI Pixar“, në të cilën përdoruesit e Microsoft Bing krijojnë ide fyese filmash që shumë njerëz e lidhin me filmat e Pixar. Ky trend është shumë më i vështirë për t’u penguar, sepse është pothuajse e sigurt se Bing Image Creator është trajnuar tashmë për veprat artistike të Disney dhe Pixar me të drejta autori. Duke e komplikuar më tej çështjen, teksti dhe logot e Disney-Pixar për këtë meme po futen fizikisht nga përdoruesit pasi imazhi është krijuar.