Jeta e shpejtë dhe puna e shumtë na kërkon që të jemi gjithë kohës të lidhur me internet edhe kur jemi në lëvizje. Dhe ku ka më mirë sesa interneti falas e publik ndërsa shijon një kafe dhe punon në laptop.
Në fakt është e kundërta, wi-fi falas është vendi ideal për të rënë pre e skemave mashtruese të cilat duan të të vjedhin informacione të ndjeshme. Asgjë nuk krahsohet me një lidhje interneti në shtëpi ndaj të cilës ke akses vetëm ti dhe njerzit e tu të besuar, nëse futesh në një rrjet wi-fi të hapur për të gjithë rrezikon gjëra që as ta merr mendja.
Por mos u shqetëso, ekzistojnë disa masa që mund të merren për të mos rënë viktime dhe Geek Room të vjen në ndihmë.
1. Kontrollo emrin
Mos u fut kurrë në një rrjet që nuk e njeh, nëse emri nuk përkon me ndërtesën apo qendrën ku ndodhesh. Pjesa më e madhe e rrjeteve kanë një emër të qartë i cili përkon me facilitetin ku ndodhesh,por edhe në këtë rast keqbërësit mund të imitojnë emrin origjinal duke të futur në kurth. Më mirë pyet kamarierin apo dikë që punon në qendrë ku ndodhesh. Merr konfirmimin e tij/saj e më pas vazhdo.
2. Përdor VPN
Kjo alternativë është shumë e mirë për secilin aspekt të navigimit online, por sidomos kur do të navigosh në rrjete të hapura. Ai i enkripton të dhënat e tua teksa lëvizin nëpër rrjet, duke i bërë të pa përgjueshme.
3. Mos jep shumë informacion
Nëse një rrjet të kërkon pak si tepër informacione personale, qëndroji larg.
Numrat e telefonit, karta identiteti dhe adresat duhet të të alarmojnë nëse kërkohen në rast se nuk e njeh burimin apo arsyen e kërkesës.
Ka mjaft rrjete që kërkojnë disa të dhëna specifike për të të pranuar, por nëse ndjen se po të kërkohet informacion i tepërt nga një rrjet tek i cili nuk ke edhe aq besim më mirë t’i qëndrosh larg ose përndryshe do e gjesh inboxin plot me oferta marketingu e gjithëfarë lloji mesazhesh.
4. Limito ndarjen automatike të materialeve dhe lidhjeve
Fik ndarjen automatike dhe AirDrop tek aparati me të cilin je lidhur në atë rrjet. Kjo të mban më pak të ekspozuar dhe të ruan nga materiale që mund të të dërgohen apo vidhen pa dijeninë tënde.
E gjithashtu fik lidhjen automatike, në rast se rikthehesh në atë lokacion aparati yt të mos lidhet vetë me rrjetin.