Karikimi wireless sado konvenient, zakonisht nuk arrin shpejtësi të larta. Xiaomi nga ana tjetër ofron që tani një karikues 55W në treg, e mesa duket për ta nuk qenka mjaftueshëm.
Kompania ka postuar një video të një aparati karikimi pa kabuj 80W i cili mund të mbushë një bateri të plotë në vetëm 19 minuta.
Sipas Xiaomi ata kanë krijuar një arkitekturë të re karikimi wireless më efikase, me një çip të dedikuar dhe një sistem spiral për të mundësuar shpejtësinë 80W.
Smartphoni në video i përngjet Mi 10 Ultra, por teksa video tregon një aparat me 4000mAh është e qartë se kemi të bëjmë me një prototip. Përveç karikuesit edhe vetë smartphoni duhet të ketë arkitekturën e nevojshme për të përballuar 80W.
Ndaj me shpresë, këtë teknologji do ta shohim tek flagshipi i radhës, Mi 11 Pro i cili pritet të vijë në muajt e parë të 2021.