Përkundër asaj që Trumpi thotë, shkenca e di se zjarret e Kalifornisë kanë të bëjnë me ngrohjen globale. Kushtet e vendosura nga traktati i Parisit nuk janë gjëkundi me normën e nevojshme për të ngadalësuar këtë proçes me pasoja të rënda për ne dhe brezat e ardhshëm.
Rritja katastrofale me 1.5 gradë të temperaturës mesatare të globit do të sjellë rritje të nivelit të detit, stuhi, thatësira dhe shumë më tepër. E sipas përllogaritjeve ky rekord mund të arritet po aq shpejt sa 7 vjet e gjysëm.
Për të rritur ndërgjegjësimin, arti i vjen në ndihmë shkencës. Në një nga ndërtesat e larta që rrethojnë Sheshin Union në New York është një orë gjigande e cila zakonisht numëron orët, minututat dhe sekondat nga dhe deri në mesnatë. Nga dita e sotme ajo orë do të numërojë mbrapsht sa kohë na ka mbetur nga arritja e nivelit katastrofal.
Afati i fundit i ilustruar është i bazuar në llogaritë e Mercator Research Institute on Global Commons and Climate Change. Instalacioni është një projekt nga artistët Boyd and Golan.
Së bashku me pandeminë Covid-19 dhe protestat kundër policisë, ngrohja globale duket një çështje mjaft e nxehtë sidomos në prag të ngjarjeve të rënda të zjarreve në perëndim të vendit. Zgjedhjet e këtij nëntori do të jenë vendimmarrëse, qëndrimet e Trump tashmë dihen, në rastin e një mandati të dytë pasojat do të ishin të frikshme.