Klientët e Meta në Bashkimin Evropian nuk do të mund të aksesojnë modelet e reja multimodale të AI për shkak të “mungesës së qartësisë nga rregullatorët”. Lëvizja krijon një përballje midis Meta dhe rregullatorëve të BE-së dhe nxjerr në pah një gatishmëri në rritje midis gjigantëve të teknologjisë amerikane për të mos ofruar produktet e tyre drejt klientëve evropianë.
“Ne do të nxjerrim një model multimodal Llama gjatë muajve të ardhshëm, por jo në BE për shkak të natyrës së paparashikueshme të mjedisit rregullator evropian“, tha Meta në një deklaratë për Axios. Apple tha në mënyrë të ngjashme muajin e kaluar se nuk do të lëshojë veçoritë e saj Apple Intelligence në Evropë për shkak të shqetësimeve rregullatore.
Meta planifikon të inkorporojë modelet e reja multimodale, të cilat janë në gjendje të arsyetojnë në video, audio, imazhe dhe tekst, në një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë telefonat inteligjentë dhe syzet e saj inteligjente Meta Ray-Ban. Meta thotë se vendimi i saj do të thotë gjithashtu se kompanitë evropiane nuk do të jenë në gjendje të përdorin modelet multimodale edhe pse ato do të lëshohen me licencë të hapur.
Kompania mund të parandalojë gjithashtu kompanitë jashtë BE-së që të ofrojnë produkte dhe shërbime në Evropë që përdorin modelet e reja multimodale. Kompania po planifikon të nxjerrë së shpejti një version më të madh, vetëm me tekst të modelit të saj Llama 3. Kjo do të vihet në dispozicion për klientët dhe kompanitë në BE, tha Meta.
Çështja e Metës nuk ka të bëjë me Aktin e AI që është ende i pa finalizuar, por më tepër me mënyrën se si ai mund të trajnojë modele duke përdorur të dhëna nga klientët evropianë duke qenë në përputhje me GDPR – ligjin ekzistues të BE-së për mbrojtjen e të dhënave. Meta njoftoi në maj se planifikonte të përdorte postimet e disponueshme publike nga përdoruesit e Facebook dhe Instagram për të trajnuar modelet e ardhshme.
Në qershor – pasi shpalli publikisht planet e saj – Meta u urdhërua të ndalonte trajnimin mbi të dhënat e BE-së. Mbretëria e Bashkuar ka një ligj pothuajse identik me GDPR, por Meta thotë se nuk po sheh të njëjtin nivel të pasigurisë rregullatore dhe planifikon të lançojë modelin e saj të ri për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar.
Article: Xhonald Mamo