Nuk është e pazakontë që për hir të benefiteve të njerëzimit, specie të tjera të vuajnë pasoja. Thënë kjo insektet janë gjallesat e radhës të cilat sipas një studimi gjerman goditen rëndë nga valët elektromagnetike të smartphonëve tanë.
190 studime shkencore u morën në analizë dhe nga 83 të cilësuar si shkencërisht të vlefshëm 72 prej tyre treguan se radiacioni ka një efekt negativ tek bletët, grerzat dhe mizat.
Efektet negative variojnë nga ulja e aftësisë për naviguar për shkak të ngacmimit të fushave magnetike deri tek dëmtimi gjenetik dhe larvat.
Radiacioni nga valët Wi-Fi dhe smartphonët hap kanalet e kalciumit në disa qeliza, duke i bërë të thithin më shumë kalcium. Kjo mund të provokojë një reagim zinxhir biokimik tek insektet, thotë studimi, teksa çrregullon ritmet cirkadike dhe sistemin imunitar.
Vështirë të konsiderohet një zgjidhje në kushtet aktuale, pasi valët e telekomunikimit dhe smartphonët janë elemente kyç në jetën e përditshme të gjithësecilit si dhe një industri vërtetë e fuqishme ekonomikisht. Megjithatë këto efekte negative nuk mund të anashkalohen pasi ndërhyrjet në biodiversitet do të sjellin problemet e veta për të gjithë planetin.