Që nga dita kur pamë për herë të parë filmin vizatimor Up, e sa herë që shohim një tufë me tullumbaca na hipën një fantazi në kokë për të mbledhur sa më shjmë syresh e për të fluturuar lart në qiell.
Epo dikush ka bërë pikërisht këtë.
Ai quhet David Blane dhe është një iluzionist i cili ditën e mërkurë fluturoi mbi shkretëtirën e Arizonës me vetëm 50 tullumbaca me helium.
Kjo performancë mori emrin “Ascension” dhe për të është më e guximshmja deri më sot.
Performanca u zhvillua orët e para të mëngjesit dhe zgjati 1 orë nga fillimi në mbarim. Eventi u shfaqe live në YouTube.
Objektivi fillestar ishte të arrinte një lartësi prej 5.4km lartësi por si përfundim arriti të shkonte në 7.3km.
Ndiq performancën më poshtë.