Samsung përflitet prej kohësh tashmë se mund të sjellë Galaxy S20 FE, një version më të lirë “Fan Edition” të flagshipit S20.
PriceBaba dhe OnLeaks sjellin disa ide se si mund të duket ky produkt i cili nëse rezulton i vërtetë do të ishte goxha lëvizje për vetë kompaninë, por edhe benefit për fansat e vërtetë Samsung.
Së pari pritet që ai të ngjasojë më shumë me Note 20, të paktën tek gunga e kamerës dhe alternimi i lenteve. Korniza përflitet të jetë metal por paneli i pasëm do të jetë plastik njejtë si Note 20. Megjithatë ky nuk duket problem nëse nuk preket performanca, e për të sjellë një çmim të përballueshëm sakrifikohet estetika.
Madhësia e ekranit pritet të jetë mes 6.4 dhe 6.5-inch dhe mjaft i madh sa për të bujtur 4,500mAh bateri. Samsung mund të vazhdojë të përdorë Snapdragon 865 si në S20 e tjerë ose Exynos 990. Si dhe së paku 8GB RAM dhe 512GB hapsirë e brendshme.
Sa për çmimin Galaxy S20 FE mund të kushtojë pak më shumë se Galaxy S20 Lite, diku tek $700.