Skuadra e dedikuar provave të reja nga Facebook, New Product Experimentation, ka sjellë një alternativë të çuditshme e cila na kthen pas në internetin e viteve 90.
E.gg është një aplikacion i projektuar për të “kapur atmosferën” e ditëve të para të internetit. Seksioni about i saj ngjason me web sitet e vjetra e madje edhe një gif të bebit që kërcen Oogachacka, një nga hitet virale më të hershme.
“Filluam të punonim për E.gg pasi një pjesë e jona e gjeti veten teksa i mungonte shpirti eksplorues dhe i gjallë i cili ishte kaq emblematik në ditët e para të internetit.” Shkruajnë zhvilluesit. “Sigurisht, ishte i ngathët në përdorim, i rrezikshëm ndonjëherë, por mes asaj rrëmuje kishte një ndjenjë unike për të gdhendur prezencën e vetë në hapsirën digjitale”
E.gg mund të përdoret për të krijuar kolazhe dhe faqje fansash me media të përziera, ose një faqje përshkruese për aplikacionin tënd.
Lista e pritjes është e hapur që tani, dhe aplikacioni do të jepet atyre që janë të interesuar. E.gg e gjeni tani në Instagram.