Lajmet nga bota e PlayStation nuk i dedikohen vetëm lojrave dhe gjeneratave të konsoleve. Mesa duket ekziston një mënyrë si të bësh të kundërtën e asaj çka ke bërë deri më sot, në vend të paguash, të marrësh shpërblim.
Megjithatë kjo kërkon një farë ekspertize teknike pasi të zgjidhësh bug-et e PlayStation nuk është punë e lehtë.
Sony ofron të paguajë këdo që arrin të zbulojë dobësi në sistemet e saj nëpërmjet një strukture të quajtur PlayStation Bug Bounty Program.
Bëhet fjalë për difekte kodimi në sistemin PlayStation 4 dhe PlayStation Network (PSN) Shpërblimet fillojnë nga $100 për PSN dhe $500 për PS4. Fasha e mesme $400 për PSN dhe $2500 për PS4. Rreziku i lartë $1000 dhe $10,000 dhe situatat kritike $3000 dhe deri $50,000 për gabime që kompromentojnë sigurinë e PlayStation 4.
Deri më tani Sony ka paguar një total prej $173,900 me një mesatare prej $400 dhe më të lartat nga $2000 deri në $40,000.
Nuk është punë e lehtë, ama për këdo që di më shumë mundësia ekziston.