Distancim social në rregull, por deri kur?
Kësaj pyetje nuk i japim dot përgjigje por mënyrat se si jeta na ndryshon i shohim çdo ditë, nga sjellja jonë, nga raportet, nga distancat dhe nga përdorimi i teknologjisë së fundmi.
Apple i del përgjegjësisë përpara dhe më në fund regjistron një patentë vërtetë interesante; “synthetic group selfies“.
Një selfie në grup në distancë ku pjestarët mund të jenë në vendndodhje të ndryshme në hapsirë, mjafton të pranojnë ftesën të futen në kuadër dhe një selfie grupi montohet nga vetë sistemi. Pasi i gjithë grupi të jetë pozicionuar, mes opsioneve mund të zgjidhet “foto, video imazhe të ruajtura, imazhe live stream.”
Pra larg syrit por pranë zemrës, me ndihmën e iPhonit.
Edhe pse kjo ide vjen tani kur distancimi social është më i rëndësishëm se kurrë, Apple ka kërkuar t’i miratohet kjo patentë që në 2018. Rikujtojmë edhe faktin se Apple regjistron një numër të konsiderueshëm patentash gjatë vitit por pak prej tyre arrijnë të finalizohen.