Motorola ka prezantuar një linjë të re me smartphone “limited edition”, të dedikuar për një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, FIFA World Cup 2026. Këto pajisje synojnë të kombinojnë teknologjinë moderne me pasionin global për futbollin, duke ofruar një përvojë unike për tifozët.
Në këtë seri të limituar do të përfshihen modelet Razr 60, Edge 70 Fusion, Signature dhe Razr Fold, të cilët dallohen që në dizajn. Kapakët e pasmë mbajnë elemente grafike të frymëzuara nga turneu, ngjyra zyrtare dhe logo ekskluzive, ndërsa paketimi është po ashtu tematik, duke e bërë pajisjen tërheqëse edhe për koleksionistët. Motorola ka vënë theks të veçantë te detajet, duke e kthyer telefonin në një simbol të pasionit sportiv.

Nga ana teknike, këto modele do të jenë praktikisht të njëjtë me modelet ekzistuese, por do të dallojnë nga dizajni i jashtëm. Kamera është përmirësuar me algoritme AI, duke u mundësuar përdoruesve të kapin momente të rëndësishme, qoftë në stadium apo gjatë shikimit të ndeshjeve me miqtë.
Një tjetër risi janë përmbajtjet ekskluzive software, pasi do të vijnë me tema të personalizuara, tinguj njoftimesh të frymëzuara nga futbolli dhe aplikacione të dedikuara për ndjekjen e rezultateve, statistikave dhe lajmeve të kampionatit në kohë reale.

