I vetmi lajm që mund të na e zbardhte 2020 është padyshim dalja nga beta e Valorant!
Një përzjerje e gjërave më të mira të CS: Go, Fortnite dhe Call of Duty, një shooter multiplayer 5v5 dhe mbi të gjitha falas!
Loja u shkarkua në nivele rekord globalisht dhe luhet prej disa ditësh. Por shumë lojtarë po raportojnë se sistemi bën crash gjatë lojës dhe e vetmja zgjidhje pas kësaj mbetet të bësh kompiuterin restart.
Në fillim secili mendonte se ishte problem i veçantë por pas raporteve në grup u dol në konkluzion se këtë e shkakton në fakt sistemi kundra hileve i lojës, Vanguard.
Vanguard është mekanizmi anti-hile i Riot i cili punon edhe në prapaskenë ndërkohë që loja nuk është e aktivizuar. Kështu ajo pengon çdo lojtar nga përdorimi i programeve të hileve, menjëherë sapo ndizet njësia. Dhe fatkeqësisht ky program i fortë po crash-on edhe sistemin, konsole apo PC qoftë.
Ankesa në drejtim të Vanguard-it kanë kohë që qarkullojnë kryesisht në PC që kur Valorant ishte në beta. Zhvilluesit kanë rregulluar një pjesë të konsiderueshme të tyre, megjithatë duket se paska akoma.