Ashtu siç emra të mëdhenj bien njësoj edhe të rinj ngrihen. OnePlus është padyshim një nga historitë më frymëzuese të botës së smartphonëve dhe lajmi i radhës tregon se tendenca vazhdon të jetë në ngjitje.
Një smartphone i buxhetit të mesëm do të prezantohet nën emrin OnePlus Z në tregun Indian, të paktën sipas Android Police.
Detajet teknike flasin për një ekran OLED 6.55-inch 90Hz, 6GB RAM dhe 128GB memorie.
Kamera 48MP dhe 16MP ultra e gjërë si dhe Snapdragon 765.
Çmimi prej 24,990 rupee ($330) do e pozicionojë shumë më lirë nga OnePlus 8 standart i cili me 8GB RAM dhe 128GB memorie shitet për $699.
Dhe duhet thënë nga ana tjetër që smartphonët më të fundit të OnePlus kanë dalë përtej ambicies së fillimit reflektuar edhe në çmime më të larta.
Në 2 Korrik kompania do të mbajë një event për televizorët e saj dhe pikërisht këtu besohet të bëhet edhe lajmërimi për OnePlus Z.
Ky moment i veçantë i cili na rikthen edhe një herë ndjesinë e OnePlus 1 na gëzon pamasë teksa tregon edhe një herë prezencën e një kampioni në treg.
It’s official. We’re making our premium smart TV experience more accessible to our Indian community. #SmarterTV pic.twitter.com/gc7WUcVIxJ
— Pete Lau (@PeteLau) June 8, 2020