Sipas ekspertëve, tastiera e kompiuterit është më e pistë sesa një tualet. Por ndërsa kjo kërkon një hulumtim shkencor më të detajuar, pisllëqet poshtë tastierës janë një realitet i dukshëm për të gjithë.
Qoftë nga pluhurat, thërrimet, lëngu i frutave apo edhe thjesht nga yndyra e gishtave, tastierat bëhen pis. Pastrimi dhe përkujdesja përveç higjenës ndikojnë në jetëgjatësinë e mjeteve.
Prandaj vish dorezat, shkëpute tastierën ose hiqe laptopin nga priza, hiq edhe baterinë dhe futju punës.
1. Shkund pisllëqet.
Pasi të kesh shkëputur çdo lidhje me elektricitetin ktheje tastierën ose laptopin me kokë poshtë dhe godite lehtë nga larg. Bëje sipër një koshi për të shmangur fshesën.
2. Ajri i kompresuar.
Edhe pse mund ti frysh vetë derisa të të dhembin nofullat, këshillohet të marrësh një bombolë me ajër të kompresuar të cilat gjenden në çdo dyqan kompiuterash. Apple këshillon ta drejtosh tubin e bombolës në një kënd 75° dhe lëvize dorën në zig zag. Përsërite proçesin në të katërta anët.
3. Dizinfektues ose alkool për bakteret.
Kur themi se tastiera është më e pisët se tualeti, e kemi fjalën për sasië dhe shumllojshmërinë e baktereve që gishtat dhe ngrohtësia e aparatit mbledh, andaj duhet kujdes i veçantë. Për këtë do të të duhet një copë leckë, nëse nuk ke atë profesionale edhe një copë sintetike mjafton. Nëse hiqen butonat aq më mirë nëse jo pastro të gjitha hapësirat midis sa më mirë. Mos e mbyt copën në lëng pasi mund të dëmtosh qarkun nga lagia. Përpara se ta ndezësh lëre të thahet, për siguri ktheje edhe me kokë poshtë.
4. Hiq butonat.
Jo të gjitha tastierat i kanë butonat e lëvizshëm, ndaj në përpjekje për të arritur cepat më të errët mos e thyej tastierën. Nëse butonat hiqen, po bëje, pa dhunë, përdor një copë të hollë plastike dhe ushtro sa më pak forcë të jetë e mundur. Për maksimumin e sigurisë shiko në YouTube si hiqen nëse tastiera jote është e komplikuar. Më pas merr përdor bombolën e ajrit të kompresuar, leckën e njomë dhe pastro pjesën pa butona. Butonat mund ti zhysësh në dizinfektant, ti lësh të thahen e më pas ti rivendosësh në vend.
5. Fshesa me korent.
Fshesa me korent apo çdo lloj aparati thithës do ishte një hap përmbyllës për tu siguruar që nuk ke lënë gjë mbrapa. Vetëm me sa më shumë kundes e delikatesë.
6. Çfarë nuk duhet bërë.
Mos përdor spray të lëngshëm, mund të djegë qarkun.
Mos e zhyt tastierën në ujë.
Mos përdor forcë për të hequr butonat, mund ti krisësh, thyesh ose dëmtosh qarkun poshtë tyre.
Mos përdor asnjë produkt që përmban acid apo zbardhues.
Dhe plak… mos ia lër mamit në dorë këtë punë.