Një problem i përbashkët po raportohet në Reddit dhe internet nga përdorues të iPhone 11. Menjëherë pasi ç’bllokohet, ekrani i smartphonit bëhet jeshil, më pas regullohet por mund të rikthehet sërish nëse aktivizohet Dark Mode ose Night Shift.
Ky gabim duket se ndeshet tek iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max, dhe me shumë mundësi është problem software-ik pasi të gjitha rastet janë pikasur pasi është instaluar iOS 13.5, pra asgjë për tu shqetësuar.
Ndërsa aparati është në rregull bezdisjen nuk mund ta shmangësh, kështuqë duhet të presim derisa Apple të nxjerrë përditësimin e radhës. Kompania në fakt është duke testuar iOS 13.5.5 beta ndaj mbetemi në pritje.
Kështuqë shmang serviset, gjithçka mund të bësh është ta raportosh problemin në mënyrë që Apple ta kuptojë më mirë çfarë po ndodh dhe zgjidhja të vijë më shpejtë.