Gjyq pas gjyqi Australia duket se nuk lëshon pe ndaj asnjërës prej kompanive teknologjike apo digjitale. Pas fitores kundër rrjeteve sociale, një tjetër vendim i gjykatës mbron popullin dhe gjobit një kompani gjigande si Sony.
Competition and Consumer Comission (Komisioni i Konkurencës dhe Konsumatorit) ka fituar një çështje gjyqësore kundër Sony për shkak të një politike ribursimi të PlayStation Store. AU$3.5 milion duhet të paguajë kompania konsumatorëve të saj të trajtuar jo sipas rregullave.
Katër klientë u refuzuan nga rimbursimi sepse lojat ishin shkarkuar digjitalisht, ose sepse kishin kaluar 14 ditë nga blerja. Rregulla të cilat nuk janë konform me ligjet Australiane për konsumatorin.
Sony u kish thënë katër klientëve se kthimi i parave mund të bëhej vetëm nëse zhvilluesi origjinal i lojës autorizonte. Një tjetër klienti të pestë i ish thënë se mund ta merrte rimbursimin vetëm në portofolin e PS store.
Ja pra që demokracia ekziston.