Prej vitesh një nga betejat më të egra të botës së smartphonëve ka qenë kamera, dhe me zoom-in 100x tek Samsung Galaxy S20 Ultra duket se kemi një front tjetër.
Xiaomi duket se do të sjellë një smartphone me kapacitet zmadhimi 120 herë, çka do ta rrëzonte S20 Ultrën nga froni i saj.
Xiaomishka, një leaker i famshëm Rus me histori të mirë informacionesh të sakta, ka bërë të ditura disa detaje për atë çka besohet të jetë Mi CC 10 i cili pritet të dalë në fund të këtij viti.
Smartphoni do të ofrojë zoom digjital 120x, goxha më shumë nga Samsung dhe Huawei. Detajet teknike nuk janë të qarta akoma, nëse do përdoret telephoto me 12x zoom optik apo ndonjë teknologji e re. E sigurt është që për këto lloj distancash një aparat kaq i vogël ka nevojë patjetër për një lente zmadhimi periskopik.
Kamera kryesore do të jetë 108MP ashtu si tek Mi 10. Proçesori do të jetë Snapdragon 775, i cili nuk është dëgjuar më parë ndaj shpresojmë të jetë një përmirësim i 768. Do të ketë 5G dhe gjithë specifikat më të fuqishme që 2020 kërkon.
Globalisht do të tregtohet nën linjën Note, pra Mi Note 10 dhe besohet se mund të vijë brenda fare pak javësh.