Mund të debatojmë për orë të tëra për politikat dhe teknologjinë e Apple ama një nga pikat e pamohueshme ku të gjithë jemi dakort është padyshim lightning cable, kabulli usb i iPhone ta shpif.
Edhe vetë Apple i njeh benefitet e USB-C pasi kur vjen puna tek mjete të kalibrit më të rëndë si Macbook portat e tilla tashmë janë e vetmja alternative, e megjithatë askush nuk e kupton fanatizmin e tyre për këtë mos ndryshim rrënjësor.
Gjerat duket se mund të ndryshojnë pasi sipas leakut më të fundit një tjetër kategori Apple device mund të përditësohet me një C port dhe ai është iPad Air.
Modelet Pro kanë kohë që janë bërë pjesë e ndryshimit tashmë por sipas Mac Otakara të cilët deklarojnë se informacioni vjen nga një furnizues Kinez, edhe pjesa tjetër e linjës do i nënshtrohet ndryshimit.
Të tjera zëra flasin prej kohësh se iPad Air i ardhshëm do të ketë një ekran mini-LED dhe një version të Touch-ID nën ekran në vend të Face-ID. Përflitet të jetë diku tek 10.8-inch dhe ndoshta vjen brenda këtij viti.
Një iPad tjetër sigurisht na lumturon pasi të gjithë e njphim cilësinë absolute të tabletave Apple në treg, por dëshira kryesore padyshim mbetet një iPhone me USB-C.