Sony rrëmben vëmendjen e medias pasi publikon Xperia 1 II dhe sado të interesuar ndaj smartphonëve qofshim zemra na qan të gjithëve për konsolen e kompanisë e cila ndryshe nga Microsoft ka qenë mjaft e rezervuar.
Korporata Sony planifikon një event digjital për të shfaqur lojrat e gjeneratës së radhës së PlayStation, i cili do të ndodhë sipas zhurmave javën që vjen. Data më e përfolur shenjon 3 Qershorin, por kjo nuk është e 100% sigurt.
Sidoqoftë evente të tjera PS5 detyrimisht do të pasojnë gjatë periudhës së verës pasi është periudhë mjaft e nxehtë për promocion dhe treg. Ndoshta detajet dhe designi përfundimtar do të vazhdojnë të ruhen me fanatizëm, por konkurrenca dikton të kundërtën. Ndaj pritet të publikohen të paktën detajet finale për video-lojrat.
Rivali i Sony, Microsoft ka ndjekur një politikë krejt të ndryshme, evente krejt transparente kanë ndodhur dhe të tjerë pritet të zhvillohen edhe në vazhdim.