Në një treg të tejmbushur me iPhone, Galaxy dhe Mi, smartphone i radhës vjen plot me vetëbesim në origjinalitetin e tij.
E kemi fjalën për Sony Xperia 1 II, një smartphone i cili sjell shumë opsione ndryshe. Inovacioni dhe ofrimi sa më shumë vazhdon të mbetet baza, por kësaj here më shumë qënka edhe çmimi.
Sipas një listimi të hershëm javën e shkuar të gjithë u menduam dy herë nëse ishte e vërtetë apo jo, por Sony tashmë e ka konfirmuar që çmimi i flagshipit më të fundit do të jetë $1200. Porositë do fillojnë në 1 qershor, dërgesat në 24.
Në përmbledhje; Xperia 1 II do të ketë një ekran OLED 4K 6.5-inch, Snapdragon 865 me 8GB RAM dhe 256GB hapësirë, 4000mAh bateri, Bluetooth 5.1, stereo speakers, jack për kufjet, dhe tre kamera nga 12MP.
$1200 për një smartphone në kohë post-pandemie? Sony vërtetë që paska besim tek ky aparat.