Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
    12 Dhjetor, 2025
    Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
    12 Dhjetor, 2025
    CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
    11 Dhjetor, 2025
    ChatGPT përdor aplikacionet e Adobe për të edituar fotot dhe PDF tuaja falas
    11 Dhjetor, 2025
    Hakerët manipulojnë ChatGPT, Grok dhe Google për të ndihmuar në shpërndarjen e malware
    11 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
    12 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se fëmijët me prindër striktë kanë më tepër shance të zhvillojnë shenja të depresionit
    5 Dhjetor, 2025
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Ja çfarë presim nga Android 11
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Ja çfarë presim nga Android 11
Mobile

Ja çfarë presim nga Android 11

Last updated: 26 Maj, 2020 5:07 pm
Ndaj
5 Min lexim

Pas Developer Preview të Android 11 tashmë e dimë pak a shumë çfarë të presim konkretisht nga versioni më i ri i sistemit operativ.
Nuk këshillohet akoma që ta instalosh në smartphone pasi është akoma shumë i paqëndrueshëm. Megjithatë nuk bën keq të mësosh se cilat do të jenë risitë që do të shijojmë pasi update-i të vijë zyrtarisht. 

 

– Regjistrues i ekranit
Google ka kohë që luan me këtë funksion dhe një ikonë është tashmë prezente tek dritarja Quick Settings. Kësaj radhe presim një version të finalizuar dhe me opsione edhe më specifike.

 

– Flluskat e Chat-it
Pak a shumë si Messenger, rrathët e bisedës me një kontakt tjetër të cilat pluskojnë nëpër ekran mbi çdo aplikacion do të jenë të disponueshme për të gjitha programet e chatimit. Telegram dhe WhatsApp punojnë më së miri me të.

 

– Menuja e shpërndarjes
Dritarja e shpërndarjes do të të lejojë që të zgjedhësh 4 aplikacionet e preferuara. Ndaj kur të duash të shpërndash diçka nuk do të kesh pse të humbësh kohë me aplikacione të tjera. Gjithashtu edhe kontaktet më të frekuentuara. 

 

– Ndalo notifications gjatë regjistrimit
Kur je duke bërë një foto apo video, tingulli apo dridhja e një mesazhi mund të jetë e besdisshme. Android 11 do të lejojë që t’i kufizosh të dyja.

 

– Airplane Mode nuk e fik më Bluetooth-in
Deri tek Android 10 modaliteti Airplane fikte edhe Bluetooth, tek 11 ky nuk do do të jetë më problem. Mund të përdoret pa kufizime edhe kur valët janë mbyllur.

 

– Historia e njoftimeve
Android nuk të lejon të shohësh njoftimet pasi t’i kesh hequr njëherë. Sistemi i ri do të të lejojë t’i shohësh të gjitha në opsionin e ri të historikut të notification.

 

– Heqja e lejeve për aplikacionet e papërdorura
Tek seksioni “App Permissions” i secilit aplikacion do të gjendet një funksion i ri, i cili do t’i mohojë të gjitha lejet e dhëna për akses atij aplikacioni. Nëse një aplikacion ka marrë autorizimin tënd për vendndodhjen, fotot apo të dhëna të tjera, nëse ke kohë që nuk po e përdor mund t’ia ri-mohosh këtë të drejtë.

 

– Leje për vetëm një herë
Android 10 lejon aplikacionet që të marrin të dhënat e vendndodhjes tënde, mikrofonit, apo kamerës vetëm kur janë të hapura. Tani me Android 11 do të kesh mundësinë t’ua japësh lejen vetëm një herë e më pas sistemi do t’ua heqë të drejtën.

 Android-11-logo-1280x743.jpg

– Raporte rifreskimi të ndryshueshëm
Ekranet me refresh rate të lartë duket se janë trendi i momentit. Android 11 do të të lejojë të përcaktosh shpejtësinë e preferuar për secilën dritare, lojë apo program sipas dëshirës. Gjithmonë nëse aparati vetë e suporton teknologjinë.

 

– Suport për ekranet e lakuara
Këto të fundit janë trend ndër aparatet Android, zhvilluesit tashmë do të kenë mundësi t’i menaxhojnë më mirë këto hapësira duke i përcaktuar si zona interaktive.

 

– Teknologjia e re
Android 11 do të jetë e përshtatshme më mirë me teknologjitë e aparateve që palosen dhe 5G. Gjithashtu do të përfshijë dekodim video të latencës së ulët për shërbime gaming si Google Stadia.

 

– Dritaret brenda dritareve
Multitasking ka qenë gjithmonë prioritet dhe veçori e Android dhe kësaj radhe dritarja e vogël do të mund të zmadhohet a zvogëlohet më lehtë. Njejtë si në PC mjafton të kapësh njërin nga 4 cepat e dritares dhe ripërcakto.

 

Tashmë jemi futur në fazën e dytë të lançimit e cila do të finalizohet në muajin gusht ku do të nisi edhe përditësimi zyrtar i Android 11.

 Android-11-release.jpg

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Last of Us Part II ndalohet në Lindjen e Mesme për shkak të kontentit imoral
Tjetra The Serif dhe The Frame nga Samsung vijnë zyrtarisht në Shqipëri

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
Tech
12 Dhjetor, 2025
Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
Entertainment
12 Dhjetor, 2025
Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
Tech
12 Dhjetor, 2025
CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
Tech
11 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Një video në rrjet konfirmon heqjen e notch në iPhone 12

26 Mars, 2020
Mobile

Ky është smartphone-i më i ri flagship me aftësi AI nga Honor

16 Janar, 2025
Mobile

Samsung konfirmon se do të heqë reklamat nga aplikacionet e instaluara paraprakisht në smartphone

19 Gusht, 2021
Mobile

Smartphone-i i palosshëm nga Apple mund të mbrojë veten në rastet kur bien nga dora e përdoruesve

19 Mars, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?