Sezoni i verës ka mbërritur, dhe tani është koha perfekte për një road trip me familjen tuaj. Përshkimi i rrugëve të gjata drejt destinacioneve të panjohura mund të jetë shkak për stres të panevojshëm, në një periudhë që supozohet të jetë relaksuese. Për këtë arsye, zgjedhja e duhur e automjetit për udhëtimin tuaj është mëse e rëndësishme.
Nëse po planifikoni një udhëtim këtë sezon, makinat Volvo ju përshtaten të gjitha nevojave dhe dëshirave tuaja. Si lider në industri, Volvo tregon me krenari se luksi i vërtetë përcaktohet nga siguria, besueshmëria dhe komforti maksimal.

Nga një shpikje vetme, në miliarda pika informacioni
Kur Volvo u themelua në 1927, qëllimi ishte ndërtimi i makinave që përballonin dimrat e ashpër skandinavë. Në 1959, kompania krijoi rripin e sigurisë me tre pika dhe, në një vendim të rrallë historik, ia ofroi licensën e përdorimit falas të gjithë industrisë automobilistike — një zgjedhje që ka shpëtuar miliona jetë.
Sot, ambicia e Volvo-s synon një të ardhme me zero aksidente. Me anë të të dhënave nga aksidente reale, inteligjencës artificiale dhe programeve të përditësuara, makinat Volvo mund të parashikojnë aksidente dhe t’i përshtaten situatave si kurrë më parë.

Zbuloni cilësitë që i bëjnë makinat Volvo standard sigurie dhe komoditeti:
City Safety ndërhyn me frenim automatik kur identifikon rrezik përplasjeje. Me kalibrim aq të kujdesshëm sa të mos ndihet e papritur, thjesht aktivizohet kur është e nevojshme.
Pilot Assist mban makinën në korsi dhe ruan shpejtësinë e caktuar, duke e bërë trafikun e ngarkuar ose rrugët e gjata shumë më pak të lodhshme. Të dhëna nga përdorimi real tregojnë se modelet Volvo me City Safety kanë rreth 28% më pak përplasje të lehta, krahasuar me modelet pa këtë sistem.
Struktura e brendshme me çelik të përforcuar ofron mbrojtje maksimale, ndërsa zonat e përthithjes së impaktit ndihmojnë në reduktimin e rrezikut për lëndime në raste përplasjeje. E ndërtuar për stabilitet maksimal, ajo ju siguron një rrugëtim te qetë edhe në rrugë të vështira.
Ulëset, të zhvilluara në bashkëpunim me kirurgë ortopedikë, ofrojnë komoditet absolut në udhëtime të gjata. Sistemi i kualitetit të ajrit monitoron dhe filtron vazhdimisht ajrin brenda kabinës dhe ndalon automatikisht kondicionimin nëse susbtanca të dëmshme si ozoni ose gazra detektohen.

Nga materialet premium deri te sistemet inteligjente, Volvo mbështetet në një ideologji të thjeshtë: një makinë vërtet luksoze është ajo që mbron ju dhe të dashurit tuaj.
Për të mësuar më shumë rreth modeleve dhe ofertave më të fundit Volvo, vizitoni faqen zyrtare:

