2020 është padyshim një vit i tmerrshëm, por një gjë nuk mund të mohohet është se për makinat ka qenë një vit goxha frymëzues. Ndaj edhe po listojmë 5 makinat më të bukura të 2020.
Sigurisht që për secilën prej tyre duhet të marrësh parasysh çmimin dhe sa na shërben me stilin e jetës. Por hey, po flasim për bukuri të cilat duhen admiruar, për ato 5 designe që do t’i varje si poster në dhomën e gjumit.
1. Alfa Romeo Giulia
Celebrimi i shekujve eksperiencë mishërohet tek ky emër. Versioni Quadrifoglio me rrota të stërmëdha dhe parakolp seksi është më e bukura e familjes, por edhe versioni standart është një kryevepër e estetikës. Një sedan që absolutisht të bën ta kthesh kokën.
2. Ford GT Liquid Carbon
Fansa të NFS afrohuni! GT standart na i mori mendtë të gjithëve kur doli në 2017, por mesa duket e mira nuk paska fund. Stili tashmë i egër i GT shumëfishohet tek Liquid Carbon Edition. Fibra karboni në të gjithë trupin, dhe një mbështjellje e qartë për të theksuar secilën linjë, kjo bishë është e ligë.
3. Kia Telliuride
Ndoshta të nënvlerësuar ndër vite por dekadën e fundit Kia po e merr me meritë të plotë vendin si markë e respektuar. Telliuride ëahtë një SUV shumë kompakte. Grila ikonë e kompanisë nëse deri dje tregonte klasë më të ulët, këtu duket se ka marrë sharmin që i takon një mjeti të tillë, gati gati një Range Rover. Stili minimalist i zbatuar më së mirë në të gjithë trupin e makinës shkon në harmoni me përmasat.
4. Lincoln Aviator
Këtu pastaj fillojmë të flasim seriozisht, nëse Telliuride është mjaftueshëm, kjo krijesë është totalisht e kundërta, tepër. Luksi i prezantuar me në një mjet të design-uar me elegancë, efekte ndriçimi dramatike, alumin i përdorur në sasinë e duhur, balancë perfekte në madhësinë dhe statusin që do të përcjellë. Mjet aristokracie.
5. Porsche Taycan
Tesla mund të jetë inovacioni vetë në makina elektrike, por Porsche di se çfarë bën. Taycan është makina e parë elektrike nga gjermanët e Porsche, dhe veç performancës edhe stili i saj është elektrifikues.
Një profil gati gati coupe edhe pse ka 4 dyer, një fundshpinë sexy, brinjë të holla, dhe një hundë agresive kurorëzuar me ndoshta fenerët më intrigues që kemi parë këto kohët e fundit.