Të karantinohesh në shtëpi sigurisht që ka vështirësitë e veta, por nga ana tjetër je brenda, i sigurt me njerzit e tu më të dashur dhe asgjë nuk mund të të bëjë keq.
Epo ndoshta jo edhe aq në shtëpia jote është shtëpia nga është frymëzuar filmi The Conjuring.
Pas gjithë historisë dhe 2 filmave të tmerrshëm do të mendohej se askush nuk do të jetonte më aty, por krejt e kundërta një familje tjetër është shpërngulur prej kohësh dhe 1 javë nga karantina e tyre do ta ndajnë me pjesën tjetër të botës.
Eventi i quajtur The House do të jepet në live-stream duke filluar nga 9 maji në një website të quajtur The Dark Zone.
Historia e vërtetë, flet për familjen Perron e cila fillimisht pa gjëra të lëviznin, objekte që humbnin, dhe hije që shfaqeshin nëpër shtëpi.
Më pas u bë e ditur se 8 gjenerata familjesh kishin jetuar më parë aty. Më pas një numër i madh prej tyre vdiwën në rrethana misterioze. Mbytje, vrasje dhe vetvrasje.
Historia merr rjedhë akoma më të errët, pushtime demoniake, kulte dhe satanizma.
The Dark Zone fton të shohësh bashkë me ta 1 javë të plotë nga jeta e familjes Heinzen dhe se si të mbyllur në karantinë në shtëpinë më të frikshme të planetit, përpiqen të bashkjetojnë me shpirtra të botës tjetër.
Do të ketë një axhendë të plotë me eksplorime, teste dhe shpjegime të historive të ndyshme LIVE për plot një javë.
Më 8 maj do të ketë një shfaqje falas ndërsa nga 9 maji do të kushtojë $4.99 për 24 orë ose të gjithë javën për $19.99
Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për luftën ndaj Covid-19.