Nëse videot e TikTokut gjithandej nëpër Instagram nuk të mjaftonin, mos u shqetëso pasi ka akoma më shumë.
Vetëm ditën e djeshme u konfirmua që cunami i videove muzikore me kërcime kishte shënuar 2 bilion shkarkime dhe në 3 mujorin e parë 316 milion përdorues të rinj.
Duke e pozicionuar TiKTokun mes aplikacioneve të përditshëm si Instagram apo Snapchat.
Përdorim i ndarë kryesisht nga adoleshentët dhe moshat e reja, gjeneratat më të vjetra me përjashtim të ndonjë gjyshi që turpëron gjithë fisin, duket se nuk janë prekur akoma nga kjo forcë.
Ndaj kompania është duke hulumtuar mundësinë për tu përfshirë në industrinë e televizionit.
Produksione të ndryshme private raportohet ti jenë afruar ByteDance për të prodhuar formate televizive.
Nuk bëhet akoma e ditur nëse do të ketë një produkt të tillë konkretisht akoma apo ku do të transmetohet.
Zhurma flasin për diçka që të konkurojë “Beat Shazam” me host Jamie Foxx i cili transmetohet në kanalin Fox.
Akoma nuk është konfirmuar asgjë, por diçka është e sigurt ByteDance do të shtrihet sa më shumë të mundet dhe gjithë këtë vëmendje të momentit duhet ta shfrytëzojë sa më shpejtë. Ndaj nje format televiziv duket si lëvizje totalisht e pritshme.