Së fundmi është raportuar një pasiguri nëse Çmimi i Madh i Miamit do të zhvillohet sipas planit të dielën, për shkak të kushteve të parashikuara të atmosferike. Formula 1 rikthehet këtë fundjavë pas një ndërprerjeje 5-javore, e shkaktuar nga anulimi i garave në Bahrein dhe Arabinë Saudite për shkak të konfliktit mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit. Kjo pauzë u ka dhënë skuadrave kohë për të bërë përmirësime të rëndësishme në makinat e tyre.
Ferrari pritet të sjellë një dysheme të re dhe ndoshta të prezantojë për herë të parë në garë krahun e pasëm“Macarena”, i cili lëviz dhe rrotullohet kur aktivizohet aerodinamika. Ndërkohë, Aston Martin dhe Hondakanë punuar intensivisht për të rritur besueshmërinë e motorit, me drejtuesin e Honda që shprehet optimist për progresin.

Problemi kryesor mbetet dita e diel. Parashikimet tregojnë se megjithëse mëngjesi mund të jetë me diell, gjatë ditës priten stuhi të forta. Burime të ndryshme meteorologjike japin një probabilitet shumë të lartë reshjesh, deri në 90%, ndërsa disa raportojnë se shiu dhe stuhitë mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e garës.
Rregullat e FIA-s janë të rrepta për situata të tilla: gara ndalet menjëherë nëse rrufetë rrezikojnë operimin e helikopterit mjekësor. Gjithashtu, drejtori i garës mund të shpallë “rrezik shiu” nëse probabiliteti i reshjeve është mbi 40%. Ekziston edhe mundësia teorike që gara të zhvendoset të shtunën, por kjo do të kërkonte ndryshime të mëdha organizative.
Një situatë e ngjashme ndodhi vitin e kaluar, kur një garë tjetër u anulua për shkak të motit, megjithëse gara kryesore u zhvillua në kushte të thata.

