Skandalet e hakimit nuk janë gjë e rrallë. Më i fundit i takon llogarive Nintendo, prej të cilave rreth 160,000 të tilla kanë rënë viktima sipas vetë kompanisë.
Ditëlindje, adresa email-i dhe të tjera informacione delikate të personave që kanë pasur llogari si Wii U dhe Nintendo 3DS online, mund të jenë aksesuar nga keqbërësit deklaroi vetë Nintendo të premten.
Nga një hetim brenda kompanisë rezultoi se logime të paautorizuara duke përdorur kode identifikimi dhe password-e kanë filluar që më herët gjatë këtij muaji.
Dyshime ka edhe për Nintendo Switch ku mendohet se ka pasur blerje dhe shpenzime të paautorizuara.
Nintendo do të kontaktojë të gjithë të prekurit e dyshuar për tu kërkuar ndërrim paswordesh.