Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
    4 Qershor, 2026
    Parlamenti Evropian nuk do të përdorë më Google si motorin e parazgjedhur të kërkimit
    3 Qershor, 2026
    Inxhinieri ndërton një sistem AI për eleminimin e mushkonjave me lazer
    3 Qershor, 2026
    Dell prezanton laptopin e ri XPS 13 si rivalin kryesor të MacBook Neo
    2 Qershor, 2026
    Industria e personalizimit të reklamave po ekspozon ushtarët në fushën e betejës
    2 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
    Apple do të përdorë iPhone për të transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e MLS
    24 Maj, 2026
    Apple do të prezantojë një iPhone me 4 anët e ekranit të harkuara në 2027
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
    Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
    3 Qershor, 2026
    Meta prezanton planet e abonimit në Instagram, Facebook dhe WhatsApp
    29 Maj, 2026
    Luajtja në sfond e YouTube ofrohet tashmë falas për përdoruesit
    12 Maj, 2026
    Startup-i Synaps i krijuar nga 3 shqiptarë sapo siguroi $3.6 milionë investim duke u kthyer në një kërcënim për AutoCAD
    2 Maj, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
    NASA planifikon të ndezë një zjarr për herë të parë në Hënë
    18 Prill, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
    Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1
    20 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
    CEO i Nvidia tregon se “prindërit nuk duhet të shqetësohen për degën e studimit të fëmijëve të tyre në epokën e AI”
    29 Maj, 2026
    Shkencëtarët parashikojnë një rënie të frikshme të numrit të popullsisë në botë deri në vitin 2064
    29 Maj, 2026
    Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
    27 Maj, 2026
Search
Duke lexuar: 20 vite inovacioni në ekran: Roli i Samsung në evoluimin e televizorit modern
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > 20 vite inovacioni në ekran: Roli i Samsung në evoluimin e televizorit modern
Tech

20 vite inovacioni në ekran: Roli i Samsung në evoluimin e televizorit modern

Last updated: 20 Mars, 2026 10:19 am
Ndaj
6 Min lexim

Pritja e qetë para fillimit të ceremonisë olimpike. Dhoma e ndenjës që shpërthen papritur në entuziazëm për një gol vendimtar. Një pasdite e diel me shi e kaluar duke parë filma me familjen, edhe pasi tasi i kokoshkave është boshatisur prej kohësh. Për dekada me radhë, televizorët kanë qenë dëshmitarë të heshtur të këtyre momenteve; jo vetëm si pajisje, por si shoqërues të jetës së përditshme.

Për Samsung, këto kujtime të përbashkëta rrëfejnë historinë e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm. Në vitin 2026, kompania feston 20 vite radhazi si marka numër një në botë për televizorë, një pozicion që e mban që nga viti 2006. Sipas kompanisë kërkimore Omdia, Samsung zuri 29,1% të tregut global të televizorëve në vitin 2025, duke reflektuar dy dekada inovacioni dhe besimi nga miliona familje në mbarë botën. Megjithatë, vetëm shifrat nuk shpjegojnë pse televizorët vazhdojnë të kenë rëndësi, as pse historia e televizorëve Samsung është njëkohësisht edhe historia e evolucionit të vetë televizionit.

Kur dhoma e ndenjës kthehet në një skenë

Ishte një epokë kur televizorët ishin thjesht ekrane. Të rëndë, shpesh voluminozë, me një funksion të vetëm: të transmetonin imazhe nga larg. Por me zhvillimin e teknologjisë, televizori ndryshoi; u bë më mbresëlënës, më estetik dhe më i lidhur me jetën e përditshme.

Rrugëtimi i Samsung drejt majës nisi në vitin 2006 me modelin Bordeaux TV, dizajni elegant i të cilit sfidoi idenë se televizori duhet të jetë vetëm një pajisje funksionale. Papritur, televizori mund të bëhej një element që njerëzit e vendosnin me krenari në qendër të shtëpisë së tyre.

Ky ndryshim ishte vetëm fillimi

Në vitin 2009, Samsung përshpejtoi kalimin drejt televizorëve LED, duke krijuar ekrane më të hollë dhe duke përmirësuar ndjeshëm efikasitetin energjetik. Vetëm pak vite më vonë, Smart TV e transformoi televizorin nga një ekran pasiv në një qendër të lidhur argëtimi. Platformat e streaming, aplikacionet dhe shërbimet interaktive filluan të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit shohin dhe zbulojnë përmbajtje. Televizori nuk ishte më vetëm për t’u pare, por u bë pjesë e jetës së përditshme.

Ekrani që bëhet pjesë e shtëpisë

Ndërsa televizorët bëheshin gjithnjë e më të avancuar, Samsung nisi të shtrojë një pyetje: po sikur televizori të përshtatej në mënyrë harmonike me hapësirën ku jetojnë njerëzit? Modeli The Serif sfidoi pritshmëritë tradicionale, duke e kthyer televizorin në një element mobilimi, një pajisje që është njëkohësisht objekt dizajni dhe ekran.

Dy vite më vonë, The Frame e zhvendosi edhe më tej kufirin mes teknologjisë dhe artit. Kur nuk përdoret, ekrani mund të shfaqë vepra të njohura arti ose fotografi personale, duke e shndërruar televizorin në një galeri digjitale. Për shumë shtëpi, televizori nuk ishte më një drejtkëndësh i zi që dominon hapësirën. Në vend të kësaj, ai u bë pjesë e hapësirës në shtëpi, një televizor që tërhiqet kur nuk ju nevojitet dhe vepron kur dëshironi ta përdorni.

Kërkimi për imazhin e përsosur

Gjatë dy dekadave të fundit, Samsung ka sfiduar vazhdimisht kufijtë e cilësisë së imazhit përmes një serie inovacionesh që kanë përcaktuar kategorinë e televizorëve premium. Prezantimi i televizorëve QLED me teknologjinë e pikave kuantike solli shkëlqim dhe saktësi të jashtëzakonshme të ngjyrave. Më pas, rezolucioni 8K lejoi detaje me mbi 33 milionë pikselë.

Më pas erdhi MICRO LED, një teknologji revolucionare e bazuar në LED-e mikroskopike të vetë-ndriçuara që ofrojnë shkëlqim, kontrast dhe saktësi ngjyrash të jashtëzakonshme. Qëllimi nuk është thjesht një parametër teknik më i mirë; qëllimi është të krijohet një përvojë shikimi kaq natyrale dhe mbresëlënëse sa të harrosh teknologjinë. Viti 2026 do të shënojë një pikë kthese për televizorët Samsung, me Micro RGB dhe OLED në krye të segmentit premium, modelin mini LED që rrit aksesueshmërinë e teknologjisë premium dhe ekranet ultra të mëdha që përforcojnë përvojën imersive të argëtimit, si në shtëpi, ashtu edhe jashtë saj.

Televizor si zjarri i kampit, por në version digjital

Pavarësisht rritjes së smartfonëve dhe ekranëve personalë, televizori mbetet një nga pak pajisjet e destinuara për përdorim të përbashkët. Telefoni është personal. Tableti është portativ. Por televizori është për t’u shijuar së bashku. Familjet mblidhen rreth tij gjatë ngjarjeve sportive globale. Miqtë ulen krah për krah gjatë netëve me filma. Lojtarët përkulen përpara në tension ndërsa sekondat e fundit kalojnë. Tek Samsung, inxhinierët shpesh përshkruajnë televizorin si “zjarr digjital kampi”,  një vend ku njerëzit mblidhen, ashtu si dikur rreth zjarrit për të ndarë histori. Ndoshta për këtë arsye televizori qëndron kaq gjatë. Dhe ndërsa teknologjia ndryshon, nevoja për momente të përbashkëta mbetet e përjetshme.

Njëzet vjet dhe kapitulli i ardhshëm

Arritja e 20 viteve si marka kryesore e televizorëve në botë është një sukses që pak kompani e realizojnë. Por për Samsung, kjo nuk është thjesht një shikim pas, por më shumë një vështrim drejt të ardhmes.

Televizorët po bëhen më të mëdhenj, më të ndritshëm dhe më mbresëlënës. Inteligjenca artificiale transformon mënyrën e optimizimit dhe përvojës së përmbajtjes. Teknologjitë e reja të ekranit po rishkruajnë se çfarë mund të bëjnë ekranet.

Megjithatë, në zemër të gjithçkaje qëndron e njëjta ide e thjeshtë:

Ekrani.

Një dhomë plot njerëz.

Dhe një moment që ia vlen të ndahet.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Tashmë mund të ndaloni Reels në Instagram me një prekje
Tjetra Kompania hapësinore ka një plan unik për të kapur dhe zhvendosur asteroidët

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
Apps
4 Qershor, 2026
BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
Tech
4 Qershor, 2026
Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
Entertainment
3 Qershor, 2026
Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
Apps
3 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

SmartThings u jep përdoruesve të Galaxy një kontroll më të mirë mbi pajisjet e tyre

29 Prill, 2021
Tech

Microsoft përgatit modelin e ri gjuhësor për të konkurruar me Google dhe OpenAI

7 Maj, 2024
Tech

Raketa gjigande Starship e SpaceX u lançua gjatë testit historik, por shpërtheu pas disa minutash në ajër

21 Prill, 2023
Tech

Një operacion laparoskopik u performua nga një robot pa ndihmën e mjekëve

29 Janar, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?