Në kundërpërgjigje të keqinformimit ndaj Covid-19 Whatsapp mori disa masa sa i përket limiteve të shpërndarjes së kontentit, efektiviteti i të cilave ngelet për tu parë.
Nga ana tjetër aplikacioni po vonon në reagimin e një ndryshimi thelbësor të ditëve të sotme siç janë video telefonatat konferencë.
Whatsapp deri tani lejon deri në 4 persona në një bisedë, jo fort e dobishme kur vjen puna për mbledhje pune apo më gjërë.
4 persona nuk janë asgje krahasuar me Skype apo Zoom që ofrojnë shumë më shumë pjesëmarrës.
Por gjërat duket se do të ndryshojnë.
Raportohet të jetë pikasur një linjë kodesh i ri në versionin më të fundit Beta 2.2.128 të aplikacionit në fjalë.
Nuk ka akoma asgjë të saktë por zhurmat flasin për një shifër deri në 50 pjesëmarrës, numër goxha ambicioz, dhe nëse i vërtetë do të shkatërronte totalisht konkurencën.
Duke marrë parasysh edhe numrin e lartë të përdorimit të përditshëm të tij, do të ishte një makth i vërtetë për shërbimet e tjera.
Nga ana tjetër një problem thelbësor i aplikacionit mbetet fakti se video telefonatat nuk mund të kryhen ne PC, dhe sado ekran të madh të ketë një smartphone asnjë video konferencë nuk mund të zhvillohet në 6 apo 7-inch ekran.
Ndaj së pari kompania duhet të kuptojë prioritetet.
Geek Room të sugjeron të shohësh: