Në përpjekje për të mos mbingarkuar sistemin shëndetsor, të gjithë jemi mbyllur në shtëpi dhe përveç Netflix dhe Ludo King herë pas here përpiqemi të mësojmë diçka.
Pak ditë më parë Geek Room solli një listë me aplikacionet më të mira për editim fotosh dhe duke kuptuar se interesi ndaj fotografisë rritet dita ditës sjellim lajme të mira për amatorët dhe profesionistët e fotografisë.
Nikon, Leica dhe Olympus po ofrojnë kurse falas pa patur nevojë të dalësh nga shtëpia.
I gjithë kurrikulumi online për fotografinë i Nikonit është falas për të gjithë deri në fund të Prillit.
Olympus ka lançuar fushatën “Home With Olympus Sessions“ ku mund të lidhesh me ekspertë dhe teknikë të kompanisë për të gjitha pyetjet që ke për fotografinë. Kurset zhvillohen tek e tek ose në grup, sidoqoftë pjesmarrja është e kufizuar ndaj duhet të nxitosh.
Leica nga ana tjetër ka shpallur diskutime falas, kongrese të moderuara nga njerëz të famshëm, fotografë, muzikantë, aktorë dhe krijues të tjerë.
Kongreset kanë filluar që tani të regjistrohen dhe do të fillojnë të dalin online nga 12 Prilli.
Gjithçka duhet të bësh është të krijosh llogarinë tënde.