Kampioni i Formula 1 për vitin 2025 mund të vendoset në Abu Dhabi, ditën e dielë në orën 16:00 dhe për herë të parë që nga viti 2010, gara finale për titullin përfshin tre pilotë: Lando Norris, Max Verstappen dhe Oscar Piastri. Fitorja e Verstappen në Çmimin e Madh të Katarit e mbajti holandezin dhe shokun e tij të McLaren-it, Piastri, matematikisht në garë, por Norris hyn në Yas Marina si favoriti i madh.
Lando Norris më afër titullit se kurrë
Norris ka në duar kontrollin total të kampionatit. Nëse del në podium (vendin 1–3), ai shpallet kampion, pavarësisht rezultateve të rivalëve. Edhe me përfundime më të dobëta, pozita e tij mbetet e fortë: nëse mbyll i katërti ose i pesti, i duhet vetëm që Verstappen të mos jetë i dyti. Në skenarët më të ulët, si vendi i 8-të, Norris shpallet kampion nëse Verstappen është i treti ose më poshtë.
Max Verstappen ka shanse, por i duhen mrekulli
Verstappen ka nevojë për një rezultat të madh dhe që Norris të dështojë. Piloti i Red Bull shpallet kampion vetëm në tre raste:
- Fiton garën dhe Norris del 4-t ose më poshtë.
- Del i dyti dhe Norris 8-t ose më poshtë (me Piastrin jo më lart se i treti).
- Del i treti dhe Norris 9-t ose më poshtë (dhe Piastri i dyti ose më poshtë).
Oscar Piastri me skenarin më të vështirë
Australiani mund të marrë titullin vetëm nëse fiton ose del i dyti, por gjithsesi i duhet një katastrofë për Norris dhe një rezultat mesatar për Verstappen.
- Nëse Piastri fiton, ai shpallet kampion vetëm nëse Norris del 6-t ose më poshtë.
- Nëse Piastri mbyll i dyti, Norris duhet të jetë 10-t ose më poshtë dhe Verstappen 4-t ose më poshtë.
Nëse tre pilotët barazohen…
Në rast barazimi pikësh, Norris fiton titullin falë më shumë pozicioneve të dyta këtë sezon.
Pikat totale sipas rezultateve
Nëse fitojnë garën: Norris 433 pikë, Verstappen 421, Piastri 417.
Me vendin e dytë: 426 – 414 – 410.
Me vendin e tretë: 423 – 411 – 407.
Mbetet thjesht t’ju kujtojmë të ndizni televizorët tuaj në kanalet Digitalb në ditën e dielë në orën 16:00 për të shijuar këtë spektakël!

