Modeli më i ri i Lynk & Co, 08, mbërrin në Mektrin si një prej alternativave më serioze në tregun evropian të automjeteve hibride plug-in, duke u pozicionuar qartë si një makinë që i përgjigjet drejtpërdrejt kërkesave të konsumatorit perëndimor me efikasitet, siguri dhe teknologji të avancuar.
I certifikuar sipas standardeve të BE-së, ky model përfaqëson hapin e radhës për markën, e cila është pjesë e Volvo Group, duke trashëguar prej saj besueshmërinë dhe orientimin drejt sigurisë.

Lynk & Co 08 vjen me një konfigurim teknik mbresëlënës. Bateria 39.6 kWh ofron deri në 200 km autonomi elektrike (WLTP), një nga autonomitë më të larta të segmentit PHEV, duke i mundësuar përdoruesve të kryejnë udhëtimet e përditshme urbane pa përdorur fare karburant. Në udhëtime të gjata, kombinimi i motorit elektrik me motorin me djegie të brendshme siguron një autonomi totale mbi 1,000 km, duke e bërë modelin një zgjedhje ideale për familjet dhe drejtuesit që kërkojnë fleksibilitet maksimal. Për më tepër, mbështetja për karikim të shpejtë DC redukton ndjeshëm kohën e pritjes.
Performanca është një tjetër pikë e fortë: 345 kuaj fuqi dhe përshpejtim 0–100 km/h për vetëm 5 sekonda, shifra që e vendosin këtë SUV në të njëjtin nivel me modelet premium sportive. Stabiliteti dhe komoditeti i lartë gjatë drejtimit garantohen nga platforma e re CMA Evo, e cila premton përvojë të qetë dhe siguri optimale, elemente që konfirmohen edhe nga sistemi i zgjeruar i asistencës, përfshirë Blind Spot Monitoring, Lane Keeping Assist, kamerat 360°/3D dhe teknologji të avancuar të frenimit dhe menaxhimit të trafikut.



Dizajni modern dhe linjat futuriste e bëjnë Lynk & Co 08 menjëherë të dallueshëm, me dritat LED unike që tërheqin vëmendjen. Interiori është minimalist me tavan panoramik por plot me teknologji: ekran qendror 15.4 inç, sistemi infotainment i avancuar, OTA updates, dhe një sërë funksionesh që rrisin komoditetin, si sediljet me ngrohje, ventilim dhe masazh. Hapësira e gjerë dhe izolimi i shkëlqyer akustik sjellin një ambient premium, ndërsa elemente inovative si kamera selfie dhe opsioni për të regjistruar momente gjatë udhëtimit e bëjnë eksperiencën unike.

Me garanci 4 vite për automjetin dhe 8 vite për baterinë, Lynk & Co 08 konfirmon ambicien për të qenë një prej modeleve më konkurrues në Evropë. Ky është një SUV që kombinon performancën, sigurinë dhe teknologjinë në mënyrë të admirueshme.
Nëse dëshironi ta shikoni nga afër dhe ta testoni këtë model, mund ta gjeni pranë showroom-it të Mektrin.

