BMW ka vendosur të mos përfshijë ekrane touchscreen në shumë nga makinat e saja të reja për shkak të mungesës së proçesorëve në treg, siç tregohet në një postim në forum në BimmerFest. Kjo është diçka jo e zakonshme për këtë treg, pasi ne kemi parë që shumica e kompanive të tjera kanë shtyrë prodhimin e makinave të reja për shkak të mungesës së proçesorëve, mirëpo nuk është ky rasti për BMW.
Disa nga makinat e prekura nga kjo mungesë do të jenë BMW Series 3, X5, X6 dhe X7 SUV / Crossover, të cilat do të humbasin dhe aftësinë Backup Assistant. Të gjithë makinat që do të transportohen pa touchscreens do të vijnë me një kredit prej $500, do të kërkojnë një software update dhe duhet që përdoruesi të firmosë një letër ku pranon se është në dijeni të mungesës së touchscreen.
Këta përdorues do të detyrohen që të kthehen pas në kohë dhe të komandojnë ekranin përmes controller-it që ndodhet pranë marsheve.
Më e keqja qëndron në faktin se me shumë mundësi ju nuk do të mund të instaloni një ekran me prekje me $500 që keni kursyer, kështu që opsioni më i mirë do të ishte pritja të paktën deri në 2023, ku mendohet se ky problem do të jetë zgjidhur.