GTA dhe Red Dead Redemtion vazhdojnë të mbeten në zemrën e kujtdo, dhe nga gjenerata në gjeneratë fansat vetëm shtohen.
E afër fansave ka zgjedhur të qëndrojë Rockstar Games sepse ka vendosur që 5% të fitimeve për 2 muajt e ardhshëm për modalitet online të të dyja lojrave të mësipërme, të shkojnë për luftën ndaj Covid-19.
Pra bëhet fjalë për paratë e vërteta që lojtarët shpenzojnë në këmbim të të mirave digjitale në të dyja lojat.
Kompania mëmë, Take-Two Interactive ka deklaruar se Red Dead Redemtion 2 numëron në total më shumë se 35 milion kopje të shitura dhe Grand Theft Auto V më shumë se 115 milion kopje.
Një pjesë e konsiderueshme e tyre vazhdon ti përdorë edhe online ku shpenzojnë edhe para, ndaj sipas llogarive mendohet se donacionet mund të arrijnë deri në $2 milion në muaj, por kjo pa llogaritur fushatën që do të ndërmerret nga vetë Rockstar për të ftuar këdo qe të kontribuojë.
Fushata do të fillojë që sot më 1 Prill dhe përfundon në fund të Majit.
Ja dhe postimi në Twitter ku kompania shpreh vullnetin për ndihmë.
Rockstar Games and COVID-19 Relief pic.twitter.com/9j6NrtcrFN
— Rockstar Games (@RockstarGames) April 1, 2020