Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
    11 Dhjetor, 2025
    ChatGPT përdor aplikacionet e Adobe për të edituar fotot dhe PDF tuaja falas
    11 Dhjetor, 2025
    Hakerët manipulojnë ChatGPT, Grok dhe Google për të ndihmuar në shpërndarjen e malware
    11 Dhjetor, 2025
    28% e adoleshentëve në SHBA përdorin chatbots të inteligjencës artificiale çdo ditë
    10 Dhjetor, 2025
    OpenAI, Block dhe Anthropic bien dakord për zhvillimin e standardeve të agjentëve AI së bashku
    10 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se fëmijët me prindër striktë kanë më tepër shance të zhvillojnë shenja të depresionit
    5 Dhjetor, 2025
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
    Cristiano Ronaldo sfidon portierin robotik të krijuar nga ish-inxhinieri i NASA
    4 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Tirana Slush’D 2025: Edicioni i dytë kthehet më i madh dhe më i guximshëm në Piramidën e Tiranës
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Tirana Slush’D 2025: Edicioni i dytë kthehet më i madh dhe më i guximshëm në Piramidën e Tiranës
Tech

Tirana Slush’D 2025: Edicioni i dytë kthehet më i madh dhe më i guximshëm në Piramidën e Tiranës

Last updated: 26 Shtator, 2025 2:39 pm
Ndaj
3 Min lexim

Më 30 tetor 2025, në Piramidën e Tiranës, rikthehet Tirana Slush’D me edicionin e dytë, një konferencë e fuqizuar nga Slush HQ që bashkon themelues, investitorë dhe inovatorë nga rajoni, Evropa dhe Nordikët.

Contents
Çfarë është Tirana Slush’D?Çfarë e bën ndryshe edicionin 2025?“Albania Now” në Helsinki: 7 startup-e shqiptare do të jenë pjesë e stendës kombëtareFil Rouge Capital: kush janë dhe oferta e veçantë prej 300,000€ në Tirana Slush’DKush duhet të aplikojë?Pse ka rëndësi për ekosistemin?

Çfarë është Tirana Slush’D?

Tirana Slush’D, organizuar nga BLimitless, është edicioni lokal i komunitetit global Slush, eventi më “founder-focused” në botë, i lindur në Helsinki. Qëllimi: të krijojë dhe të ndihmojë themelues që ndryshojnë botën, duke i lidhur me investitorë, mentorë dhe media.

Çfarë e bën ndryshe edicionin 2025?

  • Data & vendndodhja: 30 tetor 2025, Piramida e Tiranës.
  • Fokus tek founder-at: pitch-e, takime me investitorë dhe mundësi rrjetëzimi të kuruara.
  • Shteg drejt Helsinkit: fituesit e pitch-eve synojnë të përfaqësojnë Shqipërinë në Slush 2025 (19–20 Nëntor, Helsinki).

“Albania Now” në Helsinki: 7 startup-e shqiptare do të jenë pjesë e stendës kombëtare

Për herë të parë, 7 startup-e shqiptare do të përzgjidhen për të qenë pjesë e Slush Helsinki në nëntor, si pjesë e një stende të dedikuar me sloganin “Albania Now”. Kjo është një mundësi e artë sepse Slush është vendi ku për dy ditë “kompresohet” një muaj takimesh: qindra tavolina takimesh të rezervueshme paraprakisht, mijëra takime një-më-një dhe një densitet rekord investitorësh. Të qenit në Helsinki si delegacion kombëtar i jep startup-eve ekspozim shumë më të gjerë ndaj VC-ve globalë, mediave dhe partnerëve korporatë; gjithashtu rrit kredibilitetin e Shqipërisë si ekosistem që po vjen me ofertë konkrete inovacioni.

Fil Rouge Capital: kush janë dhe oferta e veçantë prej 300,000€ në Tirana Slush’D

Fil Rouge Capital (FRC) është një menaxher fondesh VC për fazat e hershme (pre-seed, seed, Series A), aktiv në Evropën Qendrore e Juglindore, me një portofol të gjerë dhe tre fonde të ngritura deri më sot. FRC ka njoftuar se po vjen në Tiranë me një mundësi investimi unike prej 300,000€ për një startup pjesëmarrës në Tirana Slush’D 2025.

Kush duhet të aplikojë?

  • Startup-e në fazë të hershme që kërkojnë feedback, mentorim dhe kapital.
  • Investitorë & partnerë që kërkojnë dealflow nga Ballkani dhe më gjerë.
  • Talente teknologjie & profesionistë produkti që duan të lidhen me themeluesit e radhës.

Pse ka rëndësi për ekosistemin?

Një event si Tirana Slush’D rrit densitetin e takimeve cilësore në një ditë të vetme: pitch-e të kuruara, qasje te investitorë ndërkombëtarë dhe ekspozim mediati, pikërisht ajo që u duhet themeluesve për të përshpejtuar raundet e para dhe partneritetet strategjike. Filozofia e Slush (“the most founder-focused event on earth”) e vërtetuar në Helsinki tani po përkthehet edhe në Tiranë, për të dytin vit. Geek Room do të jetë aty për të raportuar në kohë reale. Më shumë detaje zbulohen ditët në vijim.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Xiaomi prezanton serinë 17 të smartphone-ve në Kinë
Tjetra Google DeepMind mundëson shërbime inteligjente AI dhe aksesin në web në kohë reale për robotët

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
Tech
11 Dhjetor, 2025
ChatGPT përdor aplikacionet e Adobe për të edituar fotot dhe PDF tuaja falas
Tech
11 Dhjetor, 2025
Hakerët manipulojnë ChatGPT, Grok dhe Google për të ndihmuar në shpërndarjen e malware
Tech
11 Dhjetor, 2025
Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
Apps
10 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Teknologjia VR mund të reduktojë me mbi 80% të përzierat tek astronautët

9 Nëntor, 2025
Tech

Apple dhe Meta i dhanë hakerave të dhënat e përdoruesve

31 Mars, 2022
Tech

MWC 2024: Oppo prezanton prototipin Air Glass 3XR

27 Shkurt, 2024
Tech

MacBook Pro i ri i fuqizuar nga procesori M4 ekspozohet nga krijuesit rusë

9 Tetor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?