Në IAA Mobility 2025, Audi prezantoi vizionin e saj të ri për qartësi dhe inovacion përmes instalacionit “Feel Audi”, i cili pasqyron filozofinë e re të dizajnit të markës. Sipas CEO Gernot Döllner, ky transformim përfaqëson hapin e radhës në evolucionin e kompanisë, duke e fokusuar zhvillimin mbi atë që ka vërtet rëndësi në produkte, procese dhe struktura, për të krijuar hapësirë për risitë e ardhshme.

Një nga pikat kryesore të panairit ishte Audi Concept C, një makinë sportive elektrike që debutoi për herë të parë për publikun e gjerë pas premierës në Milano. Ky koncept mishëron katër parimet e reja të dizajnit të Audi: qartësi, teknikalitet, inteligjencë dhe emocion. Përmes tij, marka ofron një shije të asaj që do të jetë gjuha e saj e dizajnit dhe përvoja e brendshme në modelet e ardhshme, duke ruajtur një identitet të fortë vizual dhe teknik.

Audi po ndjek gjithashtu një iniciativë të gjerë produktesh, të nisur në vitin 2024, e cila synon të rinovojë të gjithë portofolin. Deri në fund të vitit 2025, kompania do të ketë hedhur në treg mbi 20 modele të reja, duke e bërë atë portofolin më të ri në segmentin premium. Në vitin 2026, gama do të zgjerohet edhe më shumë me SUV-a të fuqishëm dhe automjete elektrike efikase. Sipas Marco Schubert, drejtues i shitjeve dhe marketingut, Audi po pozicionohet në mënyrë fleksibël dhe konkurruese falë një game të balancuar mes automjeteve elektrike, hibride dhe me motor me djegie, të përshtatura për nevojat e klientëve globalë.

Modeli më i ri që iu shtua gamës është Audi Q3 Sportback Plug-in Hybrid, i prezantuar në Mynih. Ky model, tashmë në gjeneratën e tretë, është një nga bestsellerët e Audi dhe vendos standarde të reja në segmentin kompakt. Ai kombinon efikasitetin me dinamizmin e drejtimit dhe rehatinë, duke sjellë teknologji të avancuara asistimi dhe ndriçimi të huazuara nga segmenti luksoz.

Sistem hibrid plug-in kombinon motorin me djegie 1.5l me një motor elektrik, duke ofruar efikasitet të lartë dhe mundësi për të udhëtuar me zero emetime në distanca të shkurtra deri ne 119 km (WLTP) falë baterisë 25.7 kW. Audi synon që versionet PHEV të jenë ura drejt elektrifikimit të plotë. Kabina është optimizuar për rehati dhe funksionalitet, duke ofruar hapësirë të shtuar për pasagjerët dhe bagazhin. Materialet e brendshme janë përmirësuar për një ndjesi më premium.