Voice Assistants janë bërë totalisht të zakonshëm sot, ama i pari që u bë publik dhe nga më të përdorurit vazhdon të mbetet Siri.
Siri sigurisht që nuk mund të rrinte indiferent ndaj situatës aktuale të cilën po kalon bota. Për tiu bashkuar lëvizjes së gjigandëve teknologjik si Facebook, Google etj, Apple ka vendosur të ndodhet afër përdoruesëve të tij nëpërmjet Asistentit Vokal Siri.
Pra tashmë Sirit mund ti bësh pyetje si: “A jam infektuar nga Coronavirusi?” apo “Si mund ta kuptoj nëse kam Coronavirus?” dhe asistenti do të të japë këshilla bazuar në simptomat e tua.
Siri do të të pyesë nëse ke temperaturë, kollë të thatë, apo probleme me frymëmarrjen.
Njerzit me probleme serioze do të këshillohen të telefonojnë numrat e emergjencës, ata me simptoma më të moderuara do të këshillohen të rrinë brenda.
Përgjigjet e Sirit po mundësohen nga Shërbimi Publik i Shëndetit të U.S.A dhe nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimit.
Në fillim shërbimi ishte i mundshëm vetëm për shtetasit e Shteteve të Bashkuara por tashmë mund të përdoret nga kushdo.
Geek Room e testoi dhe kjo është biseda jonë me Sirin: