Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
    4 Qershor, 2026
    Parlamenti Evropian nuk do të përdorë më Google si motorin e parazgjedhur të kërkimit
    3 Qershor, 2026
    Inxhinieri ndërton një sistem AI për eleminimin e mushkonjave me lazer
    3 Qershor, 2026
    Dell prezanton laptopin e ri XPS 13 si rivalin kryesor të MacBook Neo
    2 Qershor, 2026
    Industria e personalizimit të reklamave po ekspozon ushtarët në fushën e betejës
    2 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
    Apple do të përdorë iPhone për të transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e MLS
    24 Maj, 2026
    Apple do të prezantojë një iPhone me 4 anët e ekranit të harkuara në 2027
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
    Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
    3 Qershor, 2026
    Meta prezanton planet e abonimit në Instagram, Facebook dhe WhatsApp
    29 Maj, 2026
    Luajtja në sfond e YouTube ofrohet tashmë falas për përdoruesit
    12 Maj, 2026
    Startup-i Synaps i krijuar nga 3 shqiptarë sapo siguroi $3.6 milionë investim duke u kthyer në një kërcënim për AutoCAD
    2 Maj, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
    NASA planifikon të ndezë një zjarr për herë të parë në Hënë
    18 Prill, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
    Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1
    20 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
    CEO i Nvidia tregon se “prindërit nuk duhet të shqetësohen për degën e studimit të fëmijëve të tyre në epokën e AI”
    29 Maj, 2026
    Shkencëtarët parashikojnë një rënie të frikshme të numrit të popullsisë në botë deri në vitin 2064
    29 Maj, 2026
    Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
    27 Maj, 2026
Search
Duke lexuar: Vodafone & AST SpaceMobile, krijojnë kompaninë satelitore, për shërbim celular të drejtpërdrejtë në Europë
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Vodafone & AST SpaceMobile, krijojnë kompaninë satelitore, për shërbim celular të drejtpërdrejtë në Europë
Tech

Vodafone & AST SpaceMobile, krijojnë kompaninë satelitore, për shërbim celular të drejtpërdrejtë në Europë

Last updated: 1 Korrik, 2025 3:20 pm
Ndaj
4 Min lexim

Një tjetër hap gjigant është ndërmarrë, për sovranitetin dixhital europian. Vodafone Group dhe AST SpaceMobile Inc. (NASDAQ: ASTS) shpallën zyrtarisht themelimin e kompanisë së përbashkët SatCo, me seli në Luksemburg – kompania e parë satelitore, novatore, që do të ofrojë shërbime celulare me bandë të gjerë, të drejtpërdrejt nga hapësira, përmes telefonave inteligjentë ekzistues.

Contents
  • Interes i gjerë nga operatorë europianë
  • Një kontribut për dekadën dixhitale europiane
  • Luksemburgu, qendër strategjike për zhvillimin e industrisë satelitore europiane
  • Një hap drejt pavarësisë dixhitale europiane

Përmes kësaj nisme, Europa vendos veten në pararojë të teknologjisë direct-to-device, duke ofruar një zgjidhje unike dhe të integruar që plotëson rrjetet ekzistuese tokësore dhe garanton lidhje të qëndrueshme në çdo cep të territorit, në male, në det apo në zona të izoluara. SatCo synon të ofrojë lidhje të pandërprerë celulare për qytetarët, bizneset dhe institucionet publike në mbarë kontinentin.

Interes i gjerë nga operatorë europianë

Operatorë celularë nga 21 shtete anëtare të Bashkimit Europian dhe vende të tjera europiane kanë shprehur interes për shërbimin që SatCo do të ofrojë në mënyrë ekskluzive nëpërmjet një marrëveshjeje “turnkey”, duke nisur nga viti 2026. Kompania e re do të ndërtojë një rrjet të vogël stacionesh tokësore të lidhura me rrjetet 4G/5G të operatorëve ekzistues, duke krijuar një infrastrukturë hibride, që lejon kalimin automatik mes rrjetit satelitor dhe atij tokësor. Kjo do të mundësojë lidhje të sigurt, të qëndrueshme dhe të pandërprerë për përdoruesit, në çdo moment dhe në çdo vend.

Një kontribut për dekadën dixhitale europiane

Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Group, Margherita Della Valle, deklaroi: “Kjo është një nismë e rëndësishme për Europën. Shërbimi ynë do të sigurojë që të gjithë qytetarët, bizneset dhe qeveritë të kenë akses të pandërprerë në internetin celular me bandë të gjerë, në të gjithë kontinentin. Europa ka mundësinë të udhëheqë teknologjinë e re të lidhjes së drejtpërdrejtë përmes satelitëve.”

Themelimi i SatCo u paralajmërua në mars të këtij viti nga Vodafone dhe AST SpaceMobile dhe përfaqëson një element kyç për përmbushjen e objektivave të Dekadës Dixhitale të BE 2030.

Luksemburgu, qendër strategjike për zhvillimin e industrisë satelitore europiane

Ministri i Ekonomisë, NVM-ve, Energjisë dhe Turizmit të Luksemburgut, z. Lex Delles, përshëndeti vendimin për vendosjen e selisë së SatCo në Luksemburg: “Ky projekt e forcon më tej rolin e Luksemburgut si një qendër strategjike për zgjidhje innovative, që shërbejnë në të gjithë tregun unik europian. I mirëpresim AST SpaceMobile dhe përgëzojmë vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm me Vodafone.”

Ndërsa znj. Elisabeth Margue, Ministre Delegate pranë Kryeministrit për Median dhe Lidhjen Dixhitale, theksoi: “Sigurimi i mbulimit të plotë me lidhje mobile për të gjithë përdoruesit, në Luksemburg dhe më gjerë, është një objektiv kyç për qeverinë. Jemi të entuziazmuar për zgjerimin e ekosistemit tonë të lidhjes dixhitale përmes infrastrukturës së përbashkët tokësore dhe satelitore.”

Një hap drejt pavarësisë dixhitale europiane

Themeluesi dhe CEO i AST SpaceMobile, Abel Avellan, theksoi: “Me selinë e SatCo në Luksemburg, ne po e forcojmë pozitën e Europës në shërbimet satelitore direkte për pajisjet celulare dhe po kontribuojmë në sovranitetin dixhital të rajonit. Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë celulare të sigurt dhe elastike, që i përgjigjet nevojave të lidhjes së Europës – kudo dhe kurdo.”

Me këtë bashkëpunim strategjik, Vodafone dhe AST SpaceMobile hapin një kapitull të ri për lidhjen dixhitale europiane, duke e bërë kontinentin më të përgatitur për sfidat e së ardhmes dhe më të bashkuar nëpërmjet teknologjisë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Startup-i i Mira Muratit ofron pagesa deri në $500,000 në vit për të fituar garën e AI
Tjetra Nothing prezanton smartphone-in e parë flagship që kushton $799

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
Apps
4 Qershor, 2026
BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
Tech
4 Qershor, 2026
Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
Entertainment
3 Qershor, 2026
Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
Apps
3 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Një rrugë e re që karikon makinat elektrike pa nevojën e kabllove po ndërtohet në Gjermani

28 Dhjetor, 2022
Tech

Nothing prezanton 3 produkte të reja nën brandin CMF, përfshirë këtu dhe një smartphone $200

9 Korrik, 2024
Tech

Ja çfarë duhet të rregulloni në smartphone-in e prindërve tuaj

13 Tetor, 2022
Tech

8 smartphone u vlerësuan për inovacion në CES 2021

7 Janar, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?