I kemi dëgjuar të gjitha, nga maskat, tek xheli dizinfektues deri tek rakia, por asgjë nuk duket të jetë e sigurt për sa i përket një kure të qartë për Coronavirusin.
Po sikur të provonim gaming? Këtë nuk e sugjeron Geek Room por Universiteti i Washingtonit. Ti mund të ndihmosh në gjetjen e një vaksine duke luajtur një lojë që quhet “Foldit”.
Loja u prezantua në 2008 si një mënyrë alternative për të gjetur një kurë për virusin HIV/ AIDS. Loja të jep në dispozicion forma 3D të kodit gjenetik të viruseve të ndryshme dhe ti duhet të provosh kombinime të ndryshme të cilat do të ndërrojnë sjelljen e virusit. Këto kombinime më pas do të merren nga shkencëtarët dhe do të testohen tek kampionet e virusit.
Kodi gjenetik i Coronavirusit i është shtuar Foldit dhe nga sot edhe ti mund të japësh edhe ti tashmë kontributin tënd.
Duket absurde, por në 2011 në fakt dha goxha rezultat në luftën kundra HIV. Ndaj nga orët e tua të vyera të Candy Crush dedikoja pak minuta njerëzimit.
Për ta shkarkuar shko tek faqja e tyre zyrtare Fold.it