Siguria, sidomos ajo e fëmijëve në rrjet, është një nga faktorët kryesorë që mund të diferencojë një social media nga një tjetër.
Prej kohësh TikTok ofron përditësime të shpeshta në mënyrën e përdorimit të aplikacionit dhe ai që vjen nga kjo e mërkurë duket se do ndikojë së tepërmi në rritjen e besimit dhe të numrit të përdoruesve.
Përmes monitorimit të aplikacionit, tashmë prindërit mund të vendosin një kohë limit përdorimi të TikTok nga fëmijët e tyre të cilët kanë një account në këtë social media.
“Ne duam që njerëzit të argëtohen në TikTok, por është gjithashtu e rëndësishme që komuniteti ynë të kujdeset për mirëqenien e tyre. Kjo do të thotë të kesh një marrëdhënie të shëndetshme me aplikacionet dhe shërbimet në internet,” u shpreh Cormac Kennan, shef i sigurisë dhe besimit për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën në TikTok.
Family Safety Mode lejon gjithashtu që perindërit të vendosin nëse llogaria e fëmijëve të tyre mund të dërgoj mesazhe ose jo.