Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Makinat Jeep po shfaqin reklama sa herë që ndalojnë në semafor
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Cars > Makinat Jeep po shfaqin reklama sa herë që ndalojnë në semafor
Cars

Makinat Jeep po shfaqin reklama sa herë që ndalojnë në semafor

Last updated: 12 Shkurt, 2025 5:02 pm
Ndaj
3 Min lexim

Nuk është një sekret që prodhuesit e makinave po bëhen tepër krijues për të krijuar burime të reja përfitimesh përmes shërbimeve të abonimit, por disa praktika po shtyjnë kufijtë e durimit të konsumatorit.

Një pronar i një makine Jeep ndau së fundmi përvojën e tij zhgënjyese pasi një reklamë pop-up po pushton pa pushim ekranin e infotainment, sa herë që makina e tij ndalon. Edhe pse ai e hiqte këtë njoftim, reklama vazhdonte të shfaqej në ndalesën e rradhës. Me sa duket ky është vizioni i së ardhmes: makina juaj përpiqet t’ju shesë diçka ndërsa ju jeni duke pritur në një semafor të kuq.

Pronari i mërzitur i Jeep-it publikoi rastin e tij në Reddit me përdorues të tjerë të makinave nga kompania. Nga pamja e tij, automjeti në fjalë duket të jetë një Jeep Grand Cherokee më i vjetër, që përmban sistemin gjithnjë e më të pranishëm të infotainment UConnect.

Pra, si funksionon kjo taktikë?

Sa herë që ndaloni makinën, ekrani ju përshëndet me një mesazh që thotë: “Blini paqen mendore“. Me sa duket, ideja e Jeep-it për paqen e mendjes përfshin portofolin tuaj. Reklama promovon Planet Premium të Kujdesit të Zgjeruar të FlexCare, programi i garancisë që mori përsipër nga Mopar Vehicle Protection vitin e kaluar.

Ashtu si reklamat pop-up në internet, ju jepen tre opsione për ta hequr qafe atë: telefononi një “specialist”, shtypni OK ose shtypni butonin e vogël X në këndin e sipërm djathtas. Megjithatë, në rastin e këtij pronari, shtypja OK nuk e largoi atë, pasi reklama shfaqej pas çdo ndalese të mundshme.

“Ky ishte një mesazh brenda automjetit i krijuar për të informuar klientët e Jeep në lidhje me opsionet e zgjeruara të kujdesit të automjeteve të Mopar,” tha një zëdhënës i kompanisë. “Një defekt i përkohshëm i softuerit ndikoi në aftësinë për të hequr këtë njoftim në disa raste të izoluara, megjithëse përjashtimi i menjëhershëm është standardi për të gjitha mesazhet tona në automjet. Ekipi ynë tashmë e kishte identifikuar dhe korrigjuar gabimin, dhe ne po ndjekim drejtpërdrejt me klientin për t’u siguruar që çështja të zgjidhet plotësisht.”

Është interesante se kjo nuk është hera e parë që pronarët e Jeep ankohen për këtë lloj reklame pop-up. Disa vjet më parë, një pronar i Jeep Gladiator postoi për një përvojë të ngjashme në Reddit dhe vetëm dhjetorin e kaluar, një tjetër pronar i Jeep Wrangler 4xe humbi qetësinë pas shfaqjes së të njëjtës reklamë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Shfaqen në rrugë jo zyrtare pamjet e para të Samsung Galaxy A56
Tjetra Elon Musk bëri një ofertë prej $97.4 miliardë për të blerë OpenAI

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Cars

BYD po zhvillon një procesor të ri inteligjent për makinat elektrike

26 Nëntor, 2024
Cars

BYD lë pas Tesla duke shitur numrin më të madh të makinave elektrike globalisht

6 Janar, 2026
Cars

Ju mund të kontroloni lojrat përmes smartphone-it tuaj në makinën më të re luksoze të BMW

31 Maj, 2023
Cars

Porsche prezanton zyrtarisht modelin e saj më të fuqishëm, SUV Cayenne tërësisht elektrik

20 Nëntor, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?