Italian Trade Agency (ITA), zhvillon nga data 10 deri në 16 shkurt 2025, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë, një promovim special të Made in Italy me rastin e Italian Design Day (IDD) në Kosovë.
Tema e këtij edicioni fokusohet në rolin e design-it në pakësimin e ndikimit të pabarazive në mirëqenien e njerëzve në jetën e përditshme. Synimi është ilustrimi i avantazheve të një design-i të konceptuar duke marrë parasysh nevojat e sa më shumë njerëzve, si në mjediset e punës, ashtu edhe në hapësirat e banimit. Design-i italian është në fakt në gjendje të bashkojë bukurinë, novacionin dhe qëndrueshmërinë në çdo objekt të jetës së përditshme. Cilësia që e karakterizon buron nga aftësia për të konceptuar dhe krijuar produkte që ndërthurin kërkesat estetike dhe funksionale, për plotësimin e çdo lloj nevoje për rritjen e rehatisë dhe zvogëlimin e kontrasteve.
Nisma synon të promovojë dhe nxjerrë në pah karakteristikën e design-it si një element dallues i “markës Itali”. Në këtë kontekst, Italia dhe Kosova do të bashkohen nga një vëmendje e përbashkët për bukurinë, novacionin dhe qëndrueshmërinë. Falë showroom-eve dhe dyqaneve që janë partnerët aktivë të projektit, si Antony Morato, Armani Exchange, Carpisa, Dan John, Emo, Geox, Replay, Stilium, XYZ në qëndrën tregtare Albi Mall, Amatii Italian Beauty, Amre Group, Casa Italia, Ciao Berto, Gacaferi Mobilje, Galanteria Shpk, Rroni El-Light, konsumatorët në Kosovë do të mund të gjejnë produkte të vërteta italiane në një gamë të gjerë të sektorëve të aplikimit të design-it, si mobilim, ndriçim, fashion, aksesorë dhe beauty.
Fushata promovuese dhe ekspozita pranë 16 pikave të shitjes në Prishtinë, Pejë, Podujevë dhe Prizren, me qëllim rritjen e shikueshmërisë, shpërndarjes dhe shitjeve të produkteve italiane, fuqizimin e marketingut ndaj konsumatorit dhe lehtësimin e hedhjes në qarkullim të markave dhe produkteve të reja italiane në segmentet vendore të shpërndarjes në shkallë të gjerë.
Nismat promovuese në dyqan do të shoqërohen me një fushatë komunikimi dixhital dhe në rrjetet sociale. Së fundi, nisma është plotësuese e aktiviteteve në vazhim në Itali dhe ndihmës për kompanitë eksportuese në Kosovë dhe synon të mbajë lart vëmendjen e tregut, në sinergji me nismat e tjera IDD të organizuara nga Ambasada Italiane në Prishtinë dhe Instituti Italian i Kulturës.