Më herët përmes një artikulli në Geek Room mësuam se qeveria australiane ka vendosur të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale në të gjithë vendin për personat nën 16 vjeç. Tani kemi më shumë informacion mbi Aktin e Sigurisë Online që do të parandalojë australianët që janë nën 16 vjeç të hyjnë në platformat online, dhe duket sikur do të zbatohet jo vetëm për rrjetet sociale si Instagram dhe TikTok, por edhe për YouTube, Roblox dhe sipas definicionit do të shtrihet deri në PlayStation Network dhe Xbox Live.
Përkufizimi i një shërbimi të mediave sociale sipas Aktit të Sigurisë në internet sipas ABC mund të gjendet më poshtë:
- Qëllimi i vetëm ose primar i shërbimit është të mundësojë ndërveprim social në internet ndërmjet dy ose më shumë përdoruesve;
- Shërbimi i lejon përdoruesit të lidhen ose të ndërveprojnë me disa ose të gjithë përdoruesit e tjerë;
- Shërbimi i lejon përdoruesit fundorë të postojnë materiale në shërbim.
Sipas definicionit, çdo platformë e lojërave online si Fortnite, Roblox ose PlayStation Network/Xbox Live do t’i plotësonte këto kritere pasi ato ekzistojnë për të mundësuar ndërveprim social në internet midis dy ose më shumë përdoruesve, për të lejuar njerëzit të ndërveprojnë dhe në shumicën e rasteve të lejojnë gjithashtu materiale të postohen në shërbim.
Megjithatë ABC tregon se do të duhet kohë deri në implementimin e këtij ligji të ri (mbi 12 muaj), dhe padyshim që do të jetë e vështirë për policinë, por nëse aplikohet do të ndryshojë totalisht strukturën e këtyre platformave online për kompanitë e mëdha në Australi.