Një tjetër hap për tu shënuar nga Samsung pritet të ndodhë pas pak javësh pasi Galaxy Tab S6 do të jetë tableti i parë në botë me rrjet 5G.
Pas aludimeve, Samsung Korea ka konfirmuar zërat duke publikuar foton në web me mbishkrimin “Galaxy Tab S6 5G, së shpejti” duke mos dhënë detaje të tjera rreth specifikave, çmimit apo datës së lançimit në treg.
Me prezantimin e Snapdragon 855 duket se kompania do të fuqizohet nga modemi i Qualcomm për të përfshirë rrjetin 5G shumë më para në kohë se sa konkurentët e Huawei apo Apple.
Ky tablet mendohet të lançohet së pari në tregun korean dhe më pas në atë global.
—
By: Brenton Benja