Prej kohësh përdoruesit e Android kanë mundur të shkarkojnë Fortnite Mobile vetëm përmes website të Epic Games ose Game Launcher të Samsung, ndryshe nga ato të iPhone të cilët e gjejnë atë lehtësisht në App Store. Pas këtij vendimi duket se qëndron fitimi prej 30% të cilin Google merr detyrimisht nga çdo app që shkarkohet apo çdo pagesë që bëhet përmes Google Pay.
Në një kërkesë zyrtare Epic Games ka kërkuar që kjo përqindje të ulet ose të elimiohet por duket se reagimi i Google ka qënë thjeshtë JO.
Në përgjigjen zyrtare, Google shprehet se ky rregull aplikohet për çdo developer dhe ndihmon për të mbajtur në funksion shërbimin e Google Play dhe sigurimin e përdoruesve. Sipas tyre, kërkesa është e pavend dhe nuk mund të pranohet. Google shton gjithashtu se Apple përdor të njëjtën përqindje dhe nuk e kupton përse kompania po kërkon këtë favor nga Google.
Nga ana tjetër, Tim Sweeney (CEO i Epic Games) është shprehur se kjo nuk është një kërkesë individuale por një thirrje që Google të ndryshojë politikat. Sipas tij kompanitë nuk mund të marrin 30% të fitimeve dhe ta justifikojnë atë me mbulimin e kostove pasi këto kosto jane tepër të ulta. Sweeney guxon gjithashtu të marri shembull Mastercard dhe Visa të cilat taksojnë 3% për çdo transaksion.
Nuk është ende e qartë përse Epic Games kërkon të mundësojë shkarkimin e Fortnite përmes Google Play, sidomos tani që ka një shërbim app të tijin. Ajo që dihet është se nëse e shihni në feed, kuptojeni se Sweeney nuk po kalon ditë të mira, 30% të fitimeve të tij po shkojnë për Google.