Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
    11 Tetor, 2025
    Përjetoni fuqi të jashtëzakonshme dhe pastrim inteligjent
    11 Tetor, 2025
    Ekosistemi i Samsung që përshtatet me ritmin e jetës modern
    10 Tetor, 2025
    Tag Heuer prezanton një orë inteligjente në bashkëpunim me New Balance
    9 Tetor, 2025
    Studimi zbulon se panelet diellore vazhdojnë të jenë funksionalë dhe pas 30 vitesh punë
    9 Tetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Smartphone-i juaj i ardhshëm mund të mos përfshijë as kabllon e karikimit në kuti
    7 Tetor, 2025
    Moto X70 Air me një dizajn super të hollë pritet të prezantohet gjatë fundit të muajit tetor
    30 Shtator, 2025
    Xiaomi prezanton serinë 17 të smartphone-ve në Kinë
    26 Shtator, 2025
    Apple adreson problemin e gërvishtjeve në serinë iPhone 17
    26 Shtator, 2025
    9 shërbime të reja që do të vijnë në smartphone-t Galaxy me One UI 8.5
    24 Shtator, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Familjet italiane padisin Instagram, Facebook dhe TikTok mbi sigurinë e fëmijëve
    9 Tetor, 2025
    WhatsApp mundëson përkthimin e mesazheve në 21 gjuhë të ndryshme
    9 Tetor, 2025
    Videoja ku drejtuesi i Instagram premton se “nuk po ju përgjojmë” shkakton polemika
    4 Tetor, 2025
    Snapchat kufizon hapësirën ruajtëse në cloud, prezanton planet e reja të abonimit për më tepër hapësirë
    30 Shtator, 2025
    Trump tregon se SHBA po arrijnë marrëveshjen me TikTok, kompania kineze do të sigurojë 1 nga 7 vende në bordin drejtues
    23 Shtator, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
    11 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
    Bateria e re prej betoni ofron 10 herë më tepër energji se bateritë e zakonshme
    5 Tetor, 2025
    AI krijon gjenomën e viruseve që mund të shkatërrojnë bakteret
    4 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
    11 Tetor, 2025
    Sony konfirmon se PS6 do të prezantohet brenda “disa vitesh”
    11 Tetor, 2025
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
    Microsoft do të prezantojë një plan falas me reklama të Xbox Cloud Gaming
    5 Tetor, 2025
    Lojtari i Minecraft krijon një version funksional të ChatGPT brenda lojës
    1 Tetor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    CEO i Xiaomi tregon se kompania “zbërtheu” çdo pjesë të 3 Tesla Model Y për t’i studiuar në detaje
    27 Shtator, 2025
    A shkaktojnë makinat elektrike të përziera dhe si mund të zgjidhet ky problem
    14 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Polestar 5 është gati të sfidojë Porsche
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Audi prezanton modelin e ri Q3 dhe “Concept C”
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Mercedes-Benz prezanton një model të ri GLC tërësisht elektrik
    9 Shtator, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
    11 Tetor, 2025
    Salone del Mobile Milano sjell vizionin e tij në Riad me “Red in Progress”
    9 Tetor, 2025
    Plotësoni këtë pyetësor për të mësuar se cila racë e qenve i përshtatet stilit tuaj
    8 Tetor, 2025
    Energjia e gjeneruar nga burimet e rinovueshme tejkalon atë të gjeneruar nga termocentralet
    8 Tetor, 2025
    Sonic The Hedgehog do të jetë ambasador zyrtar i Lojërave Olimpike
    7 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: Liderët globalë të telekomunikacionit bashkojnë forcat për të reformuar industrinë përmes API-ve të rrjetit
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Liderët globalë të telekomunikacionit bashkojnë forcat për të reformuar industrinë përmes API-ve të rrjetit
Tech

Liderët globalë të telekomunikacionit bashkojnë forcat për të reformuar industrinë përmes API-ve të rrjetit

Last updated: 17 Shtator, 2024 9:45 am
Ndaj
4 Min lexim

Më datë 13 shtator, disa nga operatorët më të mëdhenj të telekomunikacionit në botë, duke përfshirë América Móvil, AT&T, Bharti Airtel, Deutsche Telekom, Orange, Reliance Jio, Singtel, Telefonica, Telstra, T-Mobile, Verizon dhe Vodafone, së bashku me Ericsson, njoftuan për një nismë të re për të kombinuar e shitur në shkallë globale API-të e rrjetit (Application Programming Interfaces – Ndërfaqet e Programimit të Aplikacioneve). Kjo do të nxisë më tej inovacionin në shërbimet dixhitale. Pjesë e marrëveshjes historike është edhe themelimi i një kompanie, e cila do të krijojë mundësi të reja monetizimi për industrinë.

API-të e rrjetit shërbejnë për të pasur qasje, për të përdorur e paguar lehtësisht për kapacitetet e rrjetit. Nisma do të ndihmojë në implementimin dhe aksesin ndaj API-ve të përbashkëta nga shumë ofrues të shërbimeve të telekomunikacionit, duke krijuar kështu një ekosistem më të gjerë të platformave të zhvilluesve.

Rrjetet moderne të telefonisë mobile kanë kapacitete të avancuara dhe inteligjente, të cilat historikisht kanë qenë të paarritshme për zhvilluesit. Për më tepër, këta të fundit e kanë pasur të vështirë të integrojnë kapacitetet e ndryshme të qindra operatorëve individualë të telekomunikacionit. Kompania e sapoformuar do të kombinojë API-të e rrjetit në nivel global, me vizionin që aplikacionet e reja të funksionojnë kudo dhe në çdo rrjet, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë për zhvilluesit që të inovojnë.

Margherita Della Valle, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit Vodafone, tha se: “API-të e rrjetit po reformojnë industrinë tonë. Ky partneritet do t’iu mundësojë bizneseve e zhvilluesve të përdorin fuqinë kolektive të rrjeteve tona globale, për të zhvilluar aplikacione që nxisin rritjen, krijojnë vende pune dhe përmirësojnë shërbimet publike. Ashtu si 4G-ja dhe telefonët smart i bënë aplikacionet pjesë integrale të jetës sonë të përditshme, ashtu edhe fuqia e rrjetit tonë 5G do të stimulojë valën e ardhshme të shërbimeve dixhitale.”

Kapacitetet e avancuara të rrjetit do të hapin kufirin e ardhshëm në zhvillimin e aplikacioneve dhe do të fuqizojnë zhvilluesit t’i përdorin ato në shumë sektorë si verifikimi i mashtrimit për transaksionet financiare dhe aftësinë për të kontrolluar statusin e pajisjes që ofruesit e transmetimit të mund të rregullojnë në mënyrë dinamike cilësinë e videos.

Operatorë të tjerë të telekomunikacionit inkurajohen të bashkohen me kompaninë e re, duke nxitur më tej industrinë dhe përvojën e zhvilluesve dhe duke lejuar të gjithë pjesëmarrësit të përfitojnë nga një mundësi e re për të siguruar të ardhura, si operatori i telekomunikacionit Three Sweden (Hi3G Access), i cili është tashmë në diskutime për t’iu bashkuar nismës.

Mbyllja e transaksionit pritet të ndodhë në fillim të vitit 2025, në varësi të miratimeve rregullatore dhe kushteve të tjera. Pas mbylljes së transaksionit, kompania Ericsson do të zotërojë 50% të kapitalit në sipërmarrje, ndërsa ofruesit e telekomunikacionit do të zotërojnë 50% në total.

Si gjithmonë Vodafone mbetet pioner i zhvillimeve të mëdha teknologjike, gjithmonë i hapur ndaj çdo lëvizjeje që kontribuon në reformimin dhe rritjen e industrisë së telekomunikacionit.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Geek Room dhe PLUGZZi po shkojnë në Dubai për Gitex Global 2024
Tjetra Një mënyrë e re mashtrimi po përhapet në WhatsApp, mbroni të dhënat tuaja në këtë mënyrë

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
Science
11 Tetor, 2025
Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
Gaming
11 Tetor, 2025
Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
Entertainment
11 Tetor, 2025
Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
Tech
11 Tetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

AI mund të diagnostikojë pacientët me diabet thjesht nëpërmjet një regjistrimi 10 sekonda të zërit

23 Tetor, 2023
Tech

Huawei: Teknologjitë dixhitale mbështesin arritjen e objektivave globalë të kombeve të bashkuara

25 Shkurt, 2021
Tech

Samsung MicroLED TV hap një epokë të re të cilësisë dhe dizajnit

16 Dhjetor, 2020
Tech

Donacion prej 30,000 € për pajisje respiratore për sistemin shëndetësor shqiptar nga sektori i telekomunikacionit

9 Qershor, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?