Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
    4 Qershor, 2026
    Parlamenti Evropian nuk do të përdorë më Google si motorin e parazgjedhur të kërkimit
    3 Qershor, 2026
    Inxhinieri ndërton një sistem AI për eleminimin e mushkonjave me lazer
    3 Qershor, 2026
    Dell prezanton laptopin e ri XPS 13 si rivalin kryesor të MacBook Neo
    2 Qershor, 2026
    Industria e personalizimit të reklamave po ekspozon ushtarët në fushën e betejës
    2 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
    Apple do të përdorë iPhone për të transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e MLS
    24 Maj, 2026
    Apple do të prezantojë një iPhone me 4 anët e ekranit të harkuara në 2027
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
    Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
    3 Qershor, 2026
    Meta prezanton planet e abonimit në Instagram, Facebook dhe WhatsApp
    29 Maj, 2026
    Luajtja në sfond e YouTube ofrohet tashmë falas për përdoruesit
    12 Maj, 2026
    Startup-i Synaps i krijuar nga 3 shqiptarë sapo siguroi $3.6 milionë investim duke u kthyer në një kërcënim për AutoCAD
    2 Maj, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
    NASA planifikon të ndezë një zjarr për herë të parë në Hënë
    18 Prill, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
    Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1
    20 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
    CEO i Nvidia tregon se “prindërit nuk duhet të shqetësohen për degën e studimit të fëmijëve të tyre në epokën e AI”
    29 Maj, 2026
    Shkencëtarët parashikojnë një rënie të frikshme të numrit të popullsisë në botë deri në vitin 2064
    29 Maj, 2026
    Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
    27 Maj, 2026
Search
Duke lexuar: Native Teams mbledh 6,275 milion € në investime të reja për zgjerimin global
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Native Teams mbledh 6,275 milion € në investime të reja për zgjerimin global
Entertainment

Native Teams mbledh 6,275 milion € në investime të reja për zgjerimin global

Last updated: 17 Maj, 2024 4:09 pm
Ndaj
6 Min lexim

Native Teams,  platforma e pagesave të punës për profesionistët e pavarur, punëtorët në distancë dhe pronarët e bizneseve, ka mbledhur me sukses një raund të mëtejshëm investimi në total prej 6.275 milionë euro për të fuqizuar planet e saj ambicioze për t’u bërë platforma e preferuar për pagesa.

Në këtë raund të rëndësishëm investimi, Native Teams mori mbështetje nga investitorët ekzistues Eleven Ventures dhe Fil Rouge Capital si dhe investitorët e rinj MFG Invest, Begin Capital, plus të tjerë. Investimi i ri shërben si një njohje e përkushtimit të vazhdueshëm të Native Teams për të përmirësuar platformën e tyre të shërbimeve financiare për performancë më të mirë të produktit në tregjet e tyre kryesore, si dhe për zgjerimin e mëtejshëm të biznesit në Azi.

Native Teams është e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve të pagesës së punës, duke ndihmuar individët dhe bizneset të thjeshtojnë proceset e faturimit  brenda një platforme të centralizuar. E themeluar në vitin 2020, kompania është zgjeruar shpejt në mbi 65 vende me një ekip global prej më shumë se 200 punonjësish ku bën pjesë dhe vendi ynë.

Ndërsa sektori EOR (Employer of Record) është zhvilluar më shumë gjatë viteve të fundit, Native Teams ndodhet në një hapësirë ​​unike, midis ofruesve tradicionalë EOR nga njëra anë, dhe, platformave të pagesave nga ana tjetër. Kjo mundëson një qasje shumë fleksibël, transparente dhe një mendësi që vendos individin në plan të parë.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë mbylljen e këtij raundi investimi para “Serisë A”. Është një testament I përparimit që ekipi ynë ka bërë gjatë vitit të kaluar, teksa nëpërmjet thjeshtësisë dhe transparencës kemi mundësuar lehtësimin e procesit të pagesave online në të gjithë botën

Jemi me fat që kemi disa investitorë të jashtëzakonshëm, me të njëjtin mendim, që na bashkohen në rrugëtimin tonë për të avancuar dhe përditësuar shpërblimin për “botën e re të punës”.”-Alex Mitrevska, Chief Evangelist & Bashkëthemeluese e Native Teams.

Begin Capital është një fond VC(Venture Capital) me bazë në Londër, i fokusuar në investimet Seed- dhe Series-A për kompanitë që punojnë në tregun evropian. Duke kuptuar qasjen inovative të Native Teams, Begin Capital ka treguar besim në ambicien e kompanisë për të revolucionarizuar mënyrën se si funksionojnë profesionistët e pavarur, punëtorët në distancë dhe bizneset globale në botën e punës në distancë.

“Ne jemi shumë të emocionuar për bashkimin e forcave me Native Teams. Ne ndajmë vizionin e tyre për një platformë globale të menaxhimit të fuqisë punëtore të gjeneratës së ardhshme – një platformë me një ADN të përqendruar te punonjësit. Me një mision për ti ofruar secilit individ që punon një punësim real dhe të rregulluar.- Ruslan Sarkisyan, Partner, Begin Capital.

MFG Invest është një fond kapitali sipërmarrës i korporatës që ndihmon sipërmarrësit t’i kthejnë në realitet idetë e tyre të guximshme. Duke investuar në Native Teams, MFG Invest synon të përmirësojë praninë globale të platformës inovative dhe ta pozicionojë atë si një nga lojtarët kryesorë në sektorin global të pagesave dhe EOR.

“Imagjino që dëshiron të punosh për një kompani amerikane nga Hungaria si zhvillues. Ose që dëshiron të punësosh pesë dizajnues australianë për kompaninë tënde norvegjeze. Edhe në erën e globalizmit, aksesit në internet dhe madje dhe AI, burokracia vazhdon të ngadalësojë potencialin. Native Teams ndihmon njerëzit të thyejnë kufijtë artificiale duke mbetur në përputhje. Ajo bën punën administrative të rëndë dhe ju lejon të fokusoheni në atë që ka rëndësi – punën tuaj reale. Ne besojmë fort në potencialin e njerëzve, dhe kjo është arsyeja pse vendosëm të investojmë në Native Teams.” – Simeon Iliev, MFG Invest.

Që nga themelimi i saj katër vjet më parë, Native Teams ka treguar indikatorë të fuqishëm të rritjes. Platforma aktualisht ka dhjetëra mijëra përdorues në të gjithë botën. Duke parë përpara, kompania planifikon të vazhdojë të prezantojë përparime dhe inovacione shtesë në hapësirën e pagesave për punën në tregjet ekzistuese dhe të reja.

Investimi i ri do të ndihmojë për përmirësimin dhe zgjerimin e ofertës së tyre jashtë rajonit evropian, me një fokus strategjik në SHBA, Indi dhe rajonin më të gjerë aziatik. Ky zgjerim do të fuqizojë më shumë individë dhe pronarë biznesesh të vogla dhe të mesme me pagesa të thjeshtuara për punën dhe zgjidhje të tjera të fokusuar në mundësitë e punësimit dhe përputhshmërinë me taksat.

“Mundësia tregtare përpara nesh është ndoshta sektori më i madh i mendueshëm: ridefinimi i pagesave për punë. Ky raund investimi lejon biznesin tonë efikas të kapitalit të marrë hapat e rëndësishëm të ardhshëm ndërsa shërbejmë segmente tregu gjithnjë e më të gjerë, në një numër gjithnjë e më të madh shtetesh.” – Jack Thorogood, CEO & Themelues i Native Teams.

Ndërsa kërkesa për zgjidhje fleksibël të punës në distancë vazhdon të rritet, Native Teams është në pozicionin e duhur për t’u bërë lider në formësimin e së ardhmes së pagesave moderne të punës.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Google konfirmon se Wear OS 5 do të ketë jetëgjatësi të përmirësuar baterie dhe do të regjistrojë statistika të reja
Tjetra Studiuesit krijojnë një “detektues sarkazme” të fuqizuar nga AI

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
Apps
4 Qershor, 2026
BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
Tech
4 Qershor, 2026
Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
Entertainment
3 Qershor, 2026
Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
Apps
3 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Bëhu një “impostor” i vërtetë me një kostum zyrtar nga Among US

17 Shtator, 2021
Entertainment

Meta po përpiqet të ndalojë publikimin e një libri nga një ish-punonjëse e kompanisë

13 Mars, 2025
Tech

Konferenca Allweb, mbi 300 pjesëmarrës nga marketingu, shitja dhe sipërmarrja

12 Nëntor, 2024
Entertainment

Ky kostum futuristik prej argjendi bllokon valët në mënyrë që askush të mos ju gjurmojë

1 Shkurt, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?